venerdì 16 novembre 2018

Gruevski dhe Siguria Kombëtare


LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

10 qershor 2019

    141 vjet më parë, më 10 qershor 1878, filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherit një ndër lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare, pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës, të marsit të vitit 1444, nën organizimin e GJ. K. Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princërve shqipëtarë në shekullin e XV. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar.

     Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllav dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”.
     Rusia i kishte bërë presione shumë të mëdha Turqisë pas luftës ruso-turke, që pasoi me traktatin e Shën Stefanit dhe daljen e Rusisë në detin Mesdhe, që ishte e papranueshme për Anglinë si superfuqi e asaj kohe. Sërbia, Mali i zi, Rumania fituan pavarësi, Bosnja nën protektoratin austro hungarez. Rusia akoma më shumë i zgjeroi teritoret e saja. Situata të tensionuara vazhduan edhe më tej deri në kulminacionin e tyre të Luftës së Parë Botërore.
     Pas traktatit famëkeq të Shën Stefanit ku Rusia dhe Turqia vendosën që Shqipërisë të mos i jepej asnjë pëllëmbë tokë. Në kohën e Perandorisë Osmane vendi ynë ishte i ndarë në katër vilajete: Vilajeti i Kosovës, Vilajeti Shkodrës, Vilajeti Manastirit dhe Vilajeti i Janinës.
     Duke parë kalbëzimin e Perandorisë Osmane dhe rrezikun e zhdukjes si komb, patriotët shqiptarë nga të katër vilajetet u mblodhën si Lëvizje Kombëtare Shqiptare, me 10 qershor 1878 mbajtën Kuvendin e Prizrenit.
     Shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhatur rrezikun e copëtimit të trojeve të tyre. Prandaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.
Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizes lindore. Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj.   Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.
     Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878. Kjo lidhje dhe Kuvendi i Prizrenit edhe sot e kësaj dite është një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike në analet e ngjarjeve kombëtare shqiptare që nga Lidhja e Lezhës e vitit 1444.
     Kjo ngjarje e historisë të kohës së re, edhe pas 141 vjetësh, është e ngulitur thellë në mbamendjen e çdo shqiptari që veten e njeh pjesëtar të kombit shqiptar.

     Sa për t’i kujtuar, këto ishin pikat kryesore të LSHP-së:

Ø  Mbrojtja e trojeve shqiptare nga rreziku i coptimit nga shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi dhe Greqi
Ø  Bashkimi i vilajeteve shqiptare për ti hapur rrugën shtetit të ri shqiptar.
Ø  Shërbimi ushtarak në kohë paqeje.
Ø  Përdorimi i gjuhës shqipe dhe hapja e shkollave shqipe me alfabet latin.
Ø  Kontrolli i financave.



mercoledì 31 ottobre 2018

Prindërit dhe mësuesit janë të trembur nga niveli i arsimit


Prindërit dhe mësuesit janë të trembur nga niveli i arsimit

Arsimi publik
Xhemi Hajredini
Sistemi publik arsimor është i vjetëruar, sistemi arsimor është i trazuar...
Ankohen mësimdhënësit, ankohen prindërit, ankohen qytetarët.
Ka qenë më mirë dikur, është më mirë sot...
Mësimdhënësit nuk na bëjnë, cilësia e mësimdhënies çalon, prindërit nuk na ndihmojnë, nxënësit nuk na varin veshin, nxënësit vishen mirë, por edukohen keq dhe opinione të ngjashme rreth arsimit publik sot, si te ne ashtu edhe në botë.  
Kuadri ligjor nuk ndihmon shumë nëse organet drejtuese, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit nuk janë në nivelin e duhur. Secili duhet të punojë me përgjegjësi të plotë duke i kryer me vullnet detyrat e ngarkuara. Askush nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë. Trekëndëshi i bashkëpunimit mes nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve nuk guxon të mungojë.
Ne jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, ndryshimet sipërfaqësore dhe formale nuk sjellin sukses. Lypset një bashkëpunim i fortë, një sistem i ndërvarur, një përkrahje aktive dhe krijuese mes palëve të përfshira.

Ditë më parë në të gjitha mediat vendore dhe botërore, sidomos në rrjetet sociale,  qarkulloi një letër e një mësueseje në pension e cila ka shkruar një letër të çiltër dhe të hapur, nëpërmjet së cilës i fajëson prindërit.
Prindërit e kanë fajin, thotë mësuesja Lisa Roberson, nga Wrensi (SHBA).

“Mësuesit nuk mund ta bëjnë në të njëjtën kohë edhe punën e tyre edhe atë të prindërve të nxënësve.”

Ky është edhe thelbi i letrës së mësueses Lisa, drejtuar prindërve të papërgjegjshëm.
E kemi dëgjuar shpesh nga prindërit të thonë se mësuesit duhet t’ua mësojnë edukatën dhe mirësjelljen. Po ata vetë ç’duhet të bëjnë?! A nuk duhet ata t’ua mësojnë edukatën bazë fëmijëve të tyre?! 

Ja ç’shkruan ajo më tej: 
"Si mësuese në pension, jam e trishtuar nga njerëz që nuk dinë asgjë për shkollat ​​publike ose nuk kanë qenë për një kohë të gjatë në një klasë dhe nga ana tjetër dëshirojnë ta rregullojnë sistemin arsimor.
Mësuesit nuk janë problemi! Prindërit janë problemi! Ata nuk u mësojnë fëmijëve mënyrën e sjelljes, respektit apo edhe njohuritë e përgjithshme sesi të bashkëjetojnë me të tjerët.
Fëmijët vijnë në shkollë me këpucë që kushtojnë më shumë se e gjithë veshja e mësuesit, por nuk kanë as laps as fletore. Kush ua siguron ato? Mësuesit sigurisht.
Kur të dëgjoni se shkollat nuk funksionojnë, përqëndrohuni te prindërit dhe nxënësit. A vijnë prindërit në takimet prindërore? A flasin ata rregullisht me mësuesit? A sigurohen nëse fëmijët e tyre janë përgatitur dhe furnizuar me gjërat e nevojshme? A sigurohen nëse fëmijët e tyre i kanë bërë detyrat e shtëpisë? A i nxisin fëmijët (nxënësit) të marrin shënime në klasë? A dëgjojnë nxënësit në klasë apo janë shkaktarë të ndërprerjes së mësimit?
Kur t’i vlerësoni këta faktorë, do të bindeni se faji është i prindërve dhe nuk bie te shkollat  "e dështuara”, siç thonë. Mësuesit nuk mund të bëjnë punën e tyre dhe punën e prindërve. Derisa prindërit të ndryshojnë dhe të bëjnë punën e tyre, gjërat nuk do të përmirësohen!" – thotë ndër të tjera mësuesja amerikane, Lisa Roberson.

Tani për ne, çka mbeti për të diskutuar?
A vërtet prindërit janë problemi apo na çalon i gjithë sistemi?!


Përgatiti: Xhemi Hajredini
Administrator i "Gjuha shqipe pa gabime"

lunedì 29 ottobre 2018

TE apo TEK


PËRDORIMI I PARAFJALËVE "TE" DHE "TEK"


Xhemi Hajredini - Administrator

Parafjalë f. gjuh.
Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që përdoret si fjalë shërbyese përpara një emri, një përemri a një numërori (në një rasë të caktuar) ose përpara disa ndajfoljeve, për të shprehur marrëdhëniet midis gjymtyrëve në një togfjalësh (p.sh. në, mbi, me, pa, nga, për, prej, nëpër etj.). Parafjalë e thjeshtë (e përbërë). Përdoret me (pa) parafjalë.

Kur duhet të përdorim parafjalën "te" dhe kur "tek"?
Që të mos kemi dilemë gjatë përdorimit të tyre duhet t’i konsultojmë rregullat e përcaktuara drejtshkrimore.

Ø Parafjala TE përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me bashkëtingëllore. P.sh.: Arla shkoi te gjyshi (te tezja, te halla). Unazën ia la te pragu i derës. U mbështetën te miqtë. 
Shembuj të tjerë : "te lagjja", "te miku", "te zyra përballë", "te spitali" etj.

Ø  Parafjala TEK përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me zanore. P.sh.: Mësuan tek Era, shoqja e tyre e klasës. Ato i përsëritën të gjitha mësimet tek unë (tek oborri).
Shembuj të tjerë : tek ura, tek unë, tek Era, tek i ati (e ëma), tek ana e lumit, tek anija etj.

Për të diskutuar:
Parafjala dialektore "ke" që ka gjetur një përdorim të gjerë, p.sh. Ke shtëpia, ke ura, ke muri, ke e ëma – i zëvendëson të dyja parafjalët dhe shmang dilemën e përdorimit të parafjalëve “te” dhe “tek”.  

Dilema tjetër është nëse parafjala “tek”, përveç përpara fjalëve që fillojnë me zanore të përdoret edhe përpara fjalëve që fillojnë me bashkëtingëlloren e shurdhët "t". P.sh. "tek ti" dhe jo "te ti"; tek traktoristi dhe jo “te traktoristi"...
Gjithashtu kohët e fundit po kërkohet që parafjala TEK të përdoret dhe para fjalëve që fillojnë me bashkëtingëllore të tingullt, si: m, n, nj, l, ll, si dhe bashkëtingëlloret e shurdhëta t (që e përmendëm më sipër) dhe k, për shkak të përplasjes së bashkëtingëllores k të parafjalës TEK me fjalët që fillojnë me këto bashkëtingëllore, por deri tani këto hipoteza nuk janë kthyer në norma, ndaj dhe ne duhet t’i ndjekim rregullat e përcaktuara të drejtshkrimit.
Dilema e fundit (është thënë e stërthënë) është nëse ka ardhur koha që disa rregulla të përmirësohen dhe disa fjalë të shtohen në fjalorët tanë ekzistues! 

(Material i përmbedhur nga diskutimet e grupit "Gjuha Shqipe pa gabime", Fjalori i gjuhës shqipe dhe Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe.) 

mercoledì 5 settembre 2018

Etnikum: PREJARDHJA E GREQISHTES NGA GJUHA SHQIPE: NËNA E SAJ



”Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e saj.” (Robert d’Angely)
 
Nga: Ilir Cenollari
Ilir Cenollari
Sa e vjetër është gjuha shqipe, në cilat koordinata gjeografike është folur, si ka evoluar, cilët popuj janë marrë vesh përmes saj dhe dialekteve, cilat janë raportet e saj historike me greqishten e vjetër dhe latinishten...?
Larg pretendimeve hipotetike dhe të paargumentuara, larg dëshirës së ndikuar nga nacionalizmi, më poshtë po japim vlerësimin e disa prej studiuesve më në zë të globit në lidhje me prejardhjen dhe vjetërsinë e gjuhës shqipe.
Faktet janë tronditëse nëse do të vihen përballë asaj pjese të pranuar “zyrtarisht” deri tani nga gjuhëtarë, historianë e studiues shqiptarë e të huaj. As më pak dhe as më shumë historiografia shqiptare përballë fenomenit të vjetërsisë, prejardhjes, mbase edhe kohës së shkrimit të shqipes, ka nevojë të jetë më e qartë dhe këtë e kanë pohuar edhe gjigantë të kalibrit të Eqrem Çabejt.
Gjithsesi brezi i ri, por edhe i vjetër i studiuesve shqiptarë tashmë ka dhënë shenja se janë duke dalë nga kornizat e vjetra. Fatmirësisht shenjat janë të mira dhe të dukshme. Këtë duket ka pasur parasysh edhe akademiku Shaban Demiraj, kur ka shkruar në veprën e tij monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, se: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementëve ‘pellasgjike’ (më saktë, para ilire), që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet ‘nënës’ së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”. Po le të shohim se në ç’përfundime kanë dalë kolegët e Demirajt në të gjithë globin, kur janë përballur me faktet për shqipen e lashtë.
Franz Bopp’i përcaktoi i pari se gjuha shqipe “i përket në mënyrë të sigurt familjes indoevropiane, por në elementet e saj themelore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë, ose, aq më pak, ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën nga motrat sanskrite (= indoevropiane) të kontinentit tonë”.
Vinçenc Xoberti, filozof italian (1801- 1852) nënvizon: “Latinishtja është një gjuhë pellazgjike, që rrjedh nga eolishtja dhe e afërt me ato gjuhë që përdoreshin në Greqi para vërshimeve “Deukalonike”, d.m.th., me ata të huaj që flet Herodoti”.
Nieburi shkruan: “Në latinisht gjendet një fond gjysmë grek dhe se origjina e tij nga pellazgjishtja nuk duket e dyshimtë.”
Johan Seferin Fater (1771 – 1826) shpreh mendimin se përputhjet e shqipes me latinishten mund të kenë një origjinë të përbashkët të bartësve të këtyre gjuhëve.
Jernei Bartolomeo Kopitar ka arritur në përfundimin: “Kështu, pra, deri në kohën e sotme, në veri të Danubit, në Bukovinë, Moldavi e Vllahi, Transilvani, Hungari, si dhe në anën tjetër të Danubit, në Bullgarinë e mirëfilltë, pastaj në të gjithë vargun e Alpeve të Ballkanit, në kuptimin e vjetër më të gjerë të këtij vargmali, nga njëri det në tjetrin, në vargmalet e Maqedonisë, në Pind dhe përmes Shqipërisë sundon vetëm një formë gjuhësore, por me tri lloje lënde gjuhësore (nga të cilat një është vendase, ndërsa dy të tjerat kanë ardhur nga Perëndimi dhe nga Lindja.”
Xylanderi shkruan: “Fjalët e gjuhës shqipe, pa ndryshime thelbësore e pjesërisht nga rrënja, gjenden edhe në gjuhët e tjera, si në greqishten e vjetër e greqishten e re, në latinishte, në gjuhët romane, gjermanishten e vjetër, të re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjetër”. Xylanderi shton se prapashtimi i nyjës shquese dhe fleksioni i saj më i zhvilluar se në baskisht, islandisht, suedisht e danisht, nuk gjendet në ndonjërën prej atyre gjuhëve të popujve që kanë ndikuar mbi shqipen. Përputhjet me sanskritishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të ndërmjetme, lidhje të afërt me trungun e përbashkët sesa me popujt që dolën më vonë në histori. Të njëjtën dukuri vë re edhe Franc Bopp-i.
Vicens Dorsa (studiues arbëresh) shkruan se në shqipe ruhen rrënjët e dialektit (digamës) eolik parahomerik.
Jeronim De Rada shkruan: “Analiza gjuhësore e përligj opinionin se në greqishten e vjetër gjendet një shtresë fjalësh, e cila i përgjigjet një periudhe më të vjetër të shqipes. Teza e Blumentalit rezulton e saktë”.
Elia Lates pohon se nuk ka asnjë arsye që të mos pranohet origjina ilire e popujve italikë.
Alfredo Trombeti pohon se fiset ilire u përhapën në tërë Gadishullin Italik, nga Venediku gjer në Pulia e Kalabri.
Ribezzo gjen përputhje të shumta mes onomastikës venete, japigje, ilire e shqiptare.
Jani Vreto thekson se rrënjët e fjalëve shqipe nuk gjenden as tek Homeri dhe as tek Hesiodi, sepse janë më të vjetra se ato.
Eqrem Çabej shprehet se në greqishten e vjetër ka disa fjalë, që shpjegohen vetëm me anë të shqipes. Një degë e shqipes vjen nga Egjeu, është egjeane, por nuk e shtjellon më tej këtë die
Adelungu te “Mithridati” shkruan: “Meqë trakishtja është një nga gjuhët e njohura më të lashta, ajo do të ketë ruajtur gjurmë më të shumta të një gjuhe më të lashtë, sesa gjuhët e fqinjëve të saj të afërt e të largët. Në gjuhën e mëvonshme greke nuk duken shumë fjalë rrënjë të keltishtes, gjermanishtes…, sepse, pasi u formua gjuha dhe populli i tyre, ata nuk u ndodhën në lidhje të drejtpërdrejtë me këta popuj, ajo duhet parë si një mbeturinë e trakishtes; trakët ishin fqinjët më të afërt të këtyre popujve jo vetëm në Evropë, por edhe në vendbanimin e tyre të parë në Azi, ku duhet të jenë formuar prej një burimi të përbashkët”.
Ëilly Borgeau në veprën “Ilirët në Greqi dhe në Itali” këmbëngul se Beotia, Akarnania, Etolia, mandej Argosi dhe Sparta janë të mbushura me antroponime e toponime ilire, se Boitoia dhe Argosi në zanafillë janë krijime ilire, d.m.th., pellazge. Të njëjtën pikëpamje mbron edhe gjuhëtari italian Bonfante.
Albrech Blumental ka gjetur gjurmë të shumta gjuhësore ilire në territorin e Greqisë. Kretçmeri, Budimiri, Krahe, Bonfante etj., kanë gjetur fosile të shqipes së moçme (të periudhës së bronzit) në Mikenë e më gjerë.
Maks Myler profetizon: “Do të vijë dita kur kjo gjuhë do të bëhet çelësi i shpjegimeve të sekreteve të mëdha”.
Malte-Brun përcakton: “Gjuha e ilirëve të lashtë, ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën e saj edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte”.
Johan Georg von Han, hedh idenë e prejardhjes së përbashkët “tireno-pellazgjike” të ilirëve, epirotëve e maqedonasve, të cilët formojnë një degë të veçantë të rëndësishme të lashtësisë, krahas grekëve e romakëve. Hani nga mitologjia greko-romake përqas me gjuhën shqipe këto fjalë: Uranus, Rhea, Kronos, Kyklopea, Venus, Anna, Perenna, Anaitis, Zeus, Ge, Dhemeter, Deukalion, Thetis, Oceanus, Dif, Diel, Kybelle, Atlas, Vulkanus, Tinias, Tina, Ceres, Kore, Hermakes, Turms, Merkuris, Nemesis, Ruana, Pales.
M. Saqellari, gjuhëtar i sotëm grek, pranon se ka mjaft elemente, që dëshmojnë për hierarkinë parahelene, pellazge, të hyjnive të Olimpit”.
N. P. Elefteridhi pohon se greqishtja në pjesën më të madhe u formua gati e tëra nga gjuha pellasgjike.
Jakov Thomopullo dëshmon se ka lexuar mbishkrimet eteo-krete nëpërmjet gjuhës shqipe.
Enzo Gatti shkruan: “Gjeografia e lashtë e Evropës Mesdhetare është pothuaj e gjitha ilire …Emrat gjeografikë të Kretës, Korfuzit, Qipros, Sicilisë, Sardenjës, Baleareve… “.
Historiani francez Kantu shkruan: “…Në përgjithësi është pranuar se shqiptarët i përkasin racës pellasgjike… ata përbëjnë një racë mitike, si titanët dhe ciklopët… Faktet dëshmojnë se pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbarë”.
George Fred Uilliams, studiues amerikan, që në vitin 1914 shprehej se “po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’i këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg. Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, e Aleksandërit të Madh dhe e Pirros së Epirit”.
Robert d’Angely shkruan: ”…Shqiptarët janë më të vjetër se grekët, kjo s’ka dyshim, tingulli monosilabik është provë për këtë. Origjina e shqipes dhe e greqishtes nxjerr në pah në mënyrë të padiskutueshme raportin e vërtetë mes tyre, atë të prejardhjes së greqishtes nga gjuha shqipe: nëna e saj”.
Eqerem Çabej vërente me mprehtësi se kontributi i shqipes për gjuhët e tjera ballkanike do studiuar më gjerë. Pyetja trashëgim a huazime shtrohet sot e gjithë ditën për një sërë fjalësh. Ka emra visesh me një pamje mjaft të moçme, fjalë që s’u dihet kuptimi. Nisur nga gjendja e njohurive të atëhershme, Çabej shprehej se ka një kundërvënie mes historisë dhe gjuhësisë përsa i përket vendit dhe kohës së formimit të gjuhës shqipe. Nuk shohim asnjë kundërvënie mes arkeologjisë, historisë dhe gjuhësisë; këto shkenca përputhen në përfundimet e tyre, duke ndjekur secila rrugën e vet të pavarur të studimit. Çabej shprehte pikëpamjen se prehistoria e shqipes mund të ketë vazhduar në Gadishullin e Ballkanit, veçse gjuhësisht ajo s’mund të ndiqet. Akademiku Shaban Demiraj në veprën monumentale “Gjuha shqipe dhe historia e saj”, shkruan: ”Hulumtimi dhe shpjegimi i elementëve “pellasgjike” (më saktë, para ilire), që shqipja i ka trashëguar nëpërmjet “nënës” së saj, mbeten një nga detyrat e rëndësishme të historisë së gjuhës shqipe”.
Si përfundim,
mund të themi se shqipja përfaqëson zhvillimin gradual të gjuhës së lashtë vendase, autoktone ilire, përgjatë mijëvjeçarëve e dhe shekujve deri në ditët tona. Mendimi i Miklosiçit, gjuhëtar i dëgjuar, se: “…kështu, ne jemi të prirë, që, në mos të gjitha, të paktën shumicën e dukurive të shqyrtuara këtu t’ia atribuojmë elementit të vjetër vendas dhe besojmë që ky element të ketë qenë i një rrënje me shqipen e sotme, të cilën ne e shohim si vazhduese të ilirishtes”, është i bazuar dhe i drejtë. G. Meyer pranonte se shqipja përfaqëson një fazë të re të ilirishtes së moçme, ose më saktë të njërit prej dialekteve të moçme ilire. Ndërsa Kretchmeri shtonte se kjo është kaq e vërtetdukshme, saqë njeriu duhet të sillte arsye shumë të rëndësishme për ta kundërshtuar atë. Duke bërë një sintezë të këtyre veçorive gjuhësore, Çabej arrin në përfundimin e sigurt se shqipja buron prej shkallës më të lashtë, pavarësisht se me cilën gjuhë jo greke të Gadishullit Ballkanik të kohës antike është identike ajo shkallë e lashtë.

Për blogun "Gjuha shqipe pa gabime" përgatiti Xhemi Hajredini - administrator





domenica 2 settembre 2018

Shqetësimi i veprimtarit nga Presheva


LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

10 qershor 2019

    141 vjet më parë, më 10 qershor 1878, filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherit një ndër lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare, pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës, të marsit të vitit 1444, nën organizimin e GJ. K. Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princërve shqipëtarë në shekullin e XV. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtar shqiptar.

     Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllav dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”.
     Rusia i kishte bërë presione shumë të mëdha Turqisë pas luftës ruso-turke, që pasoi me traktatin e Shën Stefanit dhe daljen e Rusisë në detin Mesdhe, që ishte e papranueshme për Anglinë si superfuqi e asaj kohe. Sërbia, Mali i zi, Rumania fituan pavarësi, Bosnja nën protektoratin austro hungarez. Rusia akoma më shumë i zgjeroi teritoret e saja. Situata të tensionuara vazhduan edhe më tej deri në kulminacionin e tyre të Luftës së Parë Botërore.
     Pas traktatit famëkeq të Shën Stefanit ku Rusia dhe Turqia vendosën që Shqipërisë të mos i jepej asnjë pëllëmbë tokë. Në kohën e Perandorisë Osmane vendi ynë ishte i ndarë në katër vilajete: Vilajeti i Kosovës, Vilajeti Shkodrës, Vilajeti Manastirit dhe Vilajeti i Janinës.
     Duke parë kalbëzimin e Perandorisë Osmane dhe rrezikun e zhdukjes si komb, patriotët shqiptarë nga të katër vilajetet u mblodhën si Lëvizje Kombëtare Shqiptare, me 10 qershor 1878 mbajtën Kuvendin e Prizrenit.
     Shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhatur rrezikun e copëtimit të trojeve të tyre. Prandaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.
Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizes lindore. Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj.   Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.
     Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878. Kjo lidhje dhe Kuvendi i Prizrenit edhe sot e kësaj dite është një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike në analet e ngjarjeve kombëtare shqiptare që nga Lidhja e Lezhës e vitit 1444.
     Kjo ngjarje e historisë të kohës së re, edhe pas 141 vjetësh, është e ngulitur thellë në mbamendjen e çdo shqiptari që veten e njeh pjesëtar të kombit shqiptar.

     Sa për t’i kujtuar, këto ishin pikat kryesore të LSHP-së:

Ø  Mbrojtja e trojeve shqiptare nga rreziku i coptimit nga shtetet fqinje: Serbia, Mali i Zi dhe Greqi
Ø  Bashkimi i vilajeteve shqiptare për ti hapur rrugën shtetit të ri shqiptar.
Ø  Shërbimi ushtarak në kohë paqeje.
Ø  Përdorimi i gjuhës shqipe dhe hapja e shkollave shqipe me alfabet latin.
Ø  Kontrolli i financave.



giovedì 23 agosto 2018

Me diploma të blera, ku po shkojmë?!


Me diploma të blera, ku po shkojmë?!

Nga Mathieu Aref
Aref Mathiu

Debati i trishtuar mbi origjinën e vërtetë të popullit iliro-shqiptar dëshmon se ka një përkeqësim në qarqet shoqëro-kulturore dhe politike në Shqipëri (duke përfshirë edhe rajonet shqipfolëse). Për të cituar një frazë të njohur, «armiqtë e shqiptarëve janë vetë shqiptarët». Karakteri i një shumice shqiptaresh që nuk ka ndryshuar për më shumë se 2000 vjet, e cila është arsyeja pse shqiptarët sot janë në këtë gjëndje, pse shqiptarët janë të përçarë, pse ata nuk shkojnë përpara, pse ata e grisin njëri-tjetrin veç e veç, pse ata fyejnë njëri-tjetrin, e kështu me radhë. Cilat janë këto defekte? Shqiptari, në përgjithësi, është xheloz, egocentrik, pretencioz, gjaknxehtë dhe i tepruar. Gjatë jetës sime të gjatë unë kam qenë në gjendje të verifikoj këtë shpjegim (pesë defekte të mëdha) kudo që shkova në botë. Ky është një nga shkaqet (për fat të keq ka ende të tjerë pak me të rendësishëm) që kanë penguar evoluimin «normal» të një nga popujt më të lashtë në Evropë.
Nën nxitjen e Enver Hoxhës, pse autoritetet kulturore të regjimit komunist mbështeteshin në Ilirët për t'i definuar si paraardhësit e shqiptarëve? Përse i eliminuan pellazgët në studimin e tyre historik? Gjatë periudhës komuniste vetëm Spiro Konda dhe Dhimitër Pillika ishin ndjekës të zjarrtë të tezës pellazge, por ata u kanë prerë barin e tyre nëpër këmbë. Konda u vu mënjanë dhe Pillika vuajti nê burgjet e shtetit. Pjesa tjetër e intelektualëve shqiptarë ishin në vartësi të liderit të tyre, i cili u diktoi atyre se çfarë të thonë dhe çfarë të bëjnë. Teza ilire u favorizua mbi atë të pellazgëve, e cila u braktis në dobi të grekëve. Në atë kohë intelektualët ishin të mbyllur në kullën e tyre të fildishtë dhe bibliotekat përmbantnin vetëm libra të zgjedhura nga autoritetet kulturore të regjimit envérist. Pa libra mbi pellazgët intelektualet nuk kanë pasur qasje në literaturat e huaja. Ndërsa në Perëndim kishte shumë shkencëtarë dhe intelektualë të ndryshëm të cilët shkruanin për lashtësinë e pellazgëve pa bërë teza të vërteta ose disertacione të plota. Kjo është mënyra se si në Shqipëri (për 45 vjet) teza mbi pellazgët u mbyt në buzë. Për shkak të kësaj situate nuk ekzistonte në atë kohë një «kulturë e lashtësisë pellazge» ose madje të Antikitetit përveç «periudhës ilire» (qytetërimi tipik i Epokës së Hekurit) ku kishte studime të shumta historike dhe gërmime arkeologjike, hulumtimi i të cilave preku periudhat e Neolitit, epokën e Bakrit, epokën e Bronzit dhe epokën e Hekurt.
Është kjo kulturë e «lashtësisë para-ilire» që ka dështuar tmerrësisht në historiografinë shqiptare në kohën e regjimit komunist dhe ende mungon në Shqipëri: Akademia e Shkencave të Tiranës mori pishtarin e regjimit komunist. Prandaj sot në Shqipëri nuk ka «katedër» të Antikitetit parailirë në universitetet. Kjo është arsyeja pse sot nuk ka të diplomuar në universitetet shqiptare me diplomë ose doktoratë në disiplinën «Histori të Lashtësisë». Prandaj nuk është për t'u habitur të mos gjëjmë historian të Lashtësisë në qarqet intelektuale në Shqipëri. Sigurisht që ka shumë që deklarojnë veten «Historian të Lashtësisë» ose «specialiste të antikitetit», ndërsa është gënjeshtër dhe uzurpim, sepse ky «specialitet» nuk ekziston në universitetet shqiptare. Nga ana tjetër, titulli «Albanolog» është anormalisht shumë i përhapur. Çfarë do të thotë ky term? Ky term përdoret për të përshkruar një të huaj që specializohet në «gjuhën dhe kulturën shqipe» ! Ky mund të lidhet vetëm me gjuhësinë . Kur themi «Instituti albanologjik ose Akademia albanologjike» kjo mund të lidhet vetëm me gjuhësinë dhe kulturën shqiptare dhe jo pellazgologjinë apo «Historinë e lashtë».
Do të doja të gjeja një person, me diplomë shqiptare, me titull «Albanolog» të dhënë nga një universitet shqiptar ! Le të pranojmë se ekziston një i diplomuar shqiptar, atherë ai mund të lidhet vetëm me gjuhësinë dhe kulturën shqiptare. Pra, për një purist ky nuk mund të jetë një emër i përshtatshëm për të caktuar historinë e lashtë. Për shkencën, emrat e saktë janë si më poshtë:
• Sudimet e Lashtësisë të lartë
• Studimet Pelazgologjike
• Studimet Trako-Ilire
• Studimet Albanologjike
Kështu pra në Shqipëri është shumë lehtë të quhesh "Historian i Antikitetit" ose "Albanolog" qoftë edhe nëse nuk ke diplomat e nevojshme dhe relevante për disiplinat e studiuara në universitet. Nëse duhet të shtojmë se disa shqiptarë i blejnë diplomat të caktuara, atëherë ku po shkojmë?!

(Përgatiti për blogun e "Gjuha Shqipe pa gabime", administratori Xhemi Hajredini) 

martedì 10 aprile 2018

Fjalët e mësuesit


Mësuesi gjithmonë mësues mbetet 


Dikur një mësues la takim me disa nga nxënësit e tij të mëparshëm për të mësuar se si po ia çonin ata me jetën e tyre.
Ai kishte kohë pa i takuar ata dhe mendoi se duhet t’i takonte për të folur mbi jetën.
I pari tha se nuk po ia çonte dhe aq mirë, sepse po haste nëpër vështirësi për t’u ngritur në pozitë në punën që bënte.
I dyti tha se një miku i tij kishte blerë një makinë të mirë, ndërsa ai ndihej keq që nuk kishte të ardhura të blinte edhe vetë një makinë të tillë.
Ndërsa në karrigen tjetër ishte ulur një vajzë, e cila u shpreh se dëshironte të ndiqte një master shkencor në administrim biznesi në mënyrë që njerëzit ta merrnin më seriozisht kur kërkonte punë, por nuk ia kishte dalë dot mbanë.
Pastaj profesori ia ktheu: “Dukeni të gjithë të stresuar. Si thoni sikur të bëjmë pak pushim, të marrim disa kafe dhe ta vazhdojmë diskutimin tonë?”.
Nxënësit e tij ranë dakord dhe ai solli në tavolinë kafenë dhe disa filxhanë çaji.
Disa ishin të thjeshtë, ndërsa disa të tjerë më të bukur.
Nxënësit zgjodhën tri filxhanët e mëdhenj dhe të bukur.
Mësuesi e vuri re këtë gjë dhe u tha: “Ju të tre zgjodhët filxhanët më të bukur dhe më të shtrenjtë, duke i lënë mënjanë filxhanët e thjeshtë.
Është normale për ju të kërkoni më të mirën për veten tuaj, si dhe zgjidhjen më të mirë për problemet dhe streset tuaja.
Mirëpo, duhet të kuptonit diçka.
Ju dëshironit kafenë, jo bukurinë e filxhanit dhe një filxhan i bukur nuk ia shton gjë shijen kafesë.
Por vëmendja juaj u drejtua drejt bukurisë së jashtme, në vend të kuptimit të brendshëm.
Jeta është si një kafe.
Puna, paratë dhe pozita jonë në shoqëri përfaqësohen nga filxhanët.
Këto janë thjesht përbërës, tek të cilët ne bazohemi për të jetuar jetën tonë.
Mirëpo cilësia e filxhanit nuk e ndryshon dhe as e përcakton cilësinë e jetës që ne jetojmë.
Ndonjëherë ne përqendrohemi kaq shumë tek puna, paratë dhe pozita jonë në shoqëri, saqë harrojmë se çfarë ka më tepër rëndësi:
Harrojmë esencën, kafenë. Pra, harrojmë të jetojmë jetën.
Duhet të mbajmë në mendje gjithmonë se njerëzit e suksesshëm jo gjithmonë janë të lumtur, por njerëzit e lumtur janë gjithmonë të suksesshëm”. 
(E huazuar nga bota.al) 
Përgatiti për blogun "Gjuha shqipe pa gabime" Xhemi Hajredini - administrator

sabato 7 aprile 2018

Të dish të shkruash...

“Të dish të shkruash, është dhunti,
por të dish të shkruash bukur, është art!”

Anila Ndoj
Përgatiti Anila Ndoj - Administratore e grupit "Gjuha Shqipe pa gabime" 

Para vetëm një dekade, të shkruaje në kompjuter, duhej të kishe bërë të paktën një kurs daktilografie. Sot, me zhvillimim e teknologjisë, është lënë disi në harresë, ose shkruhet shumë pak me laps e letër. Madje po tentohet, në shkollat amerikane, të hiqet shkrimi i dorës, pasi është i ngadaltë, në raport me shpejtësinë e trurit, dhe të zëvendësohet me shkrimin digjital.


Janë bërë shumë studime mbi kaligrafinë (bukurshkrimin). Sipas një reviste mbi psikologjinë, shkrimi i dorës, është i ngjashëm me meditimin: ndryshon aktivitetin elektrikt të trurit. Një studim psikologjik, i kryer në Universitetin e Indianës, tregoi që ushtrimet drejtshkrimore, aktivizojnë atë pjesë të trurit që merret me organizimin e emocioneve. Ndër të tjera, po sipas psikologëve, të shkruash me dorë, do të thotë të trasmetosh shumë më tepër nga sa shkruan. Jo vetëm kaq! Në fakt, tek fëmijët, mësimi i shkrimit të dorës, i bën ata të aftë të krijojnë ide dhe të zhvillojnë kujtesën. Vë në lëvizje jo vetëm trurin, por edhe trupin, duke zhvilluar aftësinë e përqëndrimit të bustit dhe të dorës.

Sot vëmendja e edukatorëve i është rikthyer shkrimit të dorës e bukurshkrimit. Në Angli, disa shkolla e kanë të detyrueshme penën (stilografin), ndërsa në Francë është futur sërish diktimi.

Po në Shqipëri, çfarë ndodh? A ekziston më lënda e Bukurshkrimit, në shkollat tona? Mos vallë shkrimi digjital, po i zë vendin dalëngadalë bukurshkrimit? Çfarë mund të bëjmë ne, që ta sjellim sërish në “modë”, shkrimin e dorës?

Shkrimi i dorës është një gjurmë e jona, vetjake, unike, nuk ka dy shkrime njësoj. Duhet t’i dedikojmë më shumë kohë dhe vëmendje bukurshkrimit, këtij arti të vjetër e fisnik, i cili nuk meriton të harrohet!



venerdì 6 aprile 2018

SHTETET E BOTËS

Shtetet e botës (anglisht - shqip) 


Përgatiti Mirela Vasili anëtare e rregullt e grupit Gjuha Shqipe pa gabime

1 Afghanistan - Afganistani
2 Albania - Shqipëria
3 Algeria - Algjeria
4 Andorra - Andorra
5 Angola - Angola
6 Antigua and Barbuda - Antigua dhe Barbuda
7 Argentina - Argjentina
8 Armenia - Armenia
9 Australia - Australia
10 Austria - Austria
11 Azerbaijan - Azerbajxhani
12 Bahamas - Bahamet
13 Bahrain - Bahreini
14 Bangladesh - Bangladeshi
15 Barbados - Barbadosi
16 Belarus - Bjellorusia
17 Belgium - Belgjika 
18 Belize - Beliza
19 Benin - Benini
20 Bhutan - Butani
21 Bolivia - Bolivia
22 Bosnia and Herzegovina - Bosnja dhe Hercegovina
23 Botswana - Botsvana
24 Brazil - Brazili
25 Brunei - Brunei
26 Bulgaria - Bullgaria
27 Burkina Faso - Burkina Faso
28 Burundi - Burundi
29 Cape Verde - Kepi i Gjelbër
30 Cambodia - Kamboxhia
31 Cameroon - Kameruni
32 Canada - Kanadaja
33 Central African Republic (CAR) - Republika e Afrikës Qendrore
34 Chad - Çadi
35 Chile - Kili
36 China - Kina
37 Colombia - Kolumbia
38 Comoros - Komoret
39 Democratic Republic of the Congo - Republika Demokratike e Kongos
40 Republic of the Congo - Republika e Kongos
41 Costa Rica - Kosta Rika
42 Cote d'Ivoire - Bregu i Fildishtë
43 Croatia - Kroacia
44 Cuba - Kuba
45 Cyprus - Qiproja
46 Czech Republic - Republika e Çekisë
47 Denmark - Danimarka
48 Djibouti - Xhibuti
49 Dominica - Dominika
50 Dominican Republic - Republika Dominikane
51 Ecuador - Ekuadori
52 Egypt - Egjipti
53 El Salvador - El Salvadori
54 Equatorial Guinea - Guinea Ekuatoriale
55 Eritrea - Eritrea
56 Estonia - Estonia
57 Ethiopia - Etiopia
58 Fiji - Fixhi
59 Finland - Finlanda
60 France - Franca
61 Gabon - Gaboni
62 Gambia - Gambia
63 Georgia - Gjeorgjia
64 Germany - Gjermania
65 Ghana - Gana
66 Greece - Greqia
67 Grenada - Grenada
68 Guatemala - Guatemala
69 Guinea - Guinea
70 Guinea-Bissau - Guinea-Bisau
71 Guyana - Guajana
72 Haiti - Haiti
73 Honduras - Hondurasi
74 Hungary - Hungaria
75 Iceland - Islanda
76 India - India
77 Indonesia - Indonezia
78 Iran - Irani
79 Iraq - Iraku
80 Ireland - Irlanda
81 Israel - Izraeli
82 Italy - Italia
83 Jamaica - Xhamajka
84 Japan - Japonia
85 Jordan - Jordania
86 Kazakhstan - Kazakistani
87 Kenya - Kenia
88 Kiribati - Kiribati
89 Kosovo - Kosova
90 Kuwait - Kuvajti
91 Kyrgyzstan - Kirgistani
92 Laos - Laosi
93 Latvia - Letonia
94 Lebanon - Libani
95 Lesotho - Lesoto
96 Liberia - Liberia
97 Libya - Libia
98 Liechtenstein - Lihtenshtajni
99 Lithuania - Lituania
100 Luxembourg - Luksemburgu
101 Macedonia (FYROM) - Maqedonia (FYROM)
102 Madagascar - Madagaskari
103 Malawi - Malavi
104 Malaysia - Malajzia
105 Maldives - Maldivet
106 Mali - Mali
107 Malta - Malta
108 Marshall Islands - Ishujt Marshall
109 Mauritania - Mauritania
110 Mauritius - Mauritiusi
111 Mexico - Meksika
112 Micronesia - Mikronezia
113 Moldova - Moldavia
114 Monaco - Monakoja
115 Mongolia - Mongolia
116 Montenegro - Mali i Zi
117 Morocco - Maroku
118 Mozambique - Mozambiku
119 Myanmar (Burma) - Mianmari (Burma)
120 Namibia - Namibia
121 Nauru - Naurua
122 Nepal - Nepali
123 Netherlands - Holanda
124 New Zealand - Zelanda e Re
125 Nicaragua - Nikaragua
126 Niger - Nigeri
127 Nigeria - Nigeria
128 North Korea - Koreja e Veriut
129 Norway - Norvegjia
130 Oman - Omani
131 Pakistan - Pakistani
132 Palau - Palau
133 Palestine - Palestina
134 Panama - Panamaja
135 Papua New Guinea - Papua Guinejae Re
136 Paraguay - Paraguaji
137 Peru - Peruja
138 Philippines - Filipinet
139 Poland - Polonia
140 Portugal - Portugalia
141 Qatar - Katari
142 Romania - Rumania
143 Russia - Rusia
144 Rwanda - Ruanda
145 Saint Kitts and Nevis - Shën Kits dhe Nevis
146 Saint Lucia - Shën Luçia
147 Saint Vincent and the Grenadines - Shën Vinsenti dhe Grenadinet
148 Samoa - Samoa
149 San Marino - San Marinoja
150 Sao Tome and Principe - Sao Tome dhe Principe
151 Saudi Arabia - Arabia Saudite
152 Senegal - Senegali
153 Serbia - Serbia
154 Seychelles - Sejshellet
155 Sierra Leone - Sierra Leone
156 Singapore - Singapori
157 Slovakia - Sllovakia
158 Slovenia - Sllovenia
159 Solomon Islands - Ishujt Solomon
160 Somalia - Somalia
161 South Africa - Afrika e Jugut
162 South Korea - Koreja e Jugut
163 South Sudan - Sudani i Jugut
164 Spain - Spanja
165 Sri Lanka - Sri Lanka
166 Sudan - Sudani
167 Suriname - Surinami
168 Swaziland - Suazilendi
169 Sweden - Suedia
170 Switzerland - Zvicra
171 Syria - Siria
172 Taiwan - Taivani
173 Tajikistan - Taxhikistani
174 Tanzania - Tanzania
175 Thailand - Tailanda
176 Timor-Leste - Timori Lindor
177 Togo - Togoja
178 Tonga - Tonga
179 Trinidad and Tobago - Trinidadi dhe Tobagoja
180 Tunisia - Tunizia
181 Turkey - Turqia
182 Turkmenistan - Turkmenistani
183 Tuvalu - Tuvalu
184 Uganda - Uganda
185 Ukraine - Ukraina
186 United Arab Emirates (UAE) - Emiratet e Bashkuara Arabe
187 United Kingdom (UK) - Mbretëria e Bashkuar
188 United States of America (USA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës
189 Uruguay - Uruguaj
190 Uzbekistan - Uzbekistani
191 Vanuatu - Vanuatu
192 Vatican City (Holy See) - Vatikani
193 Venezuela - Venezuela
194 Vietnam - Vietnami
195 Yemen - Jemeni
196 Zambia - Zambia
197 Zimbabwe - Zimbabveja