Mësuesi gjithmonë mësues mbetet
Dikur një mësues la
takim me disa nga nxënësit e tij të mëparshëm për të mësuar se si po ia çonin
ata me jetën e tyre.
Ai kishte kohë pa i
takuar ata dhe mendoi se duhet t’i takonte për të folur mbi jetën.
I pari tha se nuk po
ia çonte dhe aq mirë, sepse po haste nëpër vështirësi për t’u ngritur në pozitë
në punën që bënte.
I dyti tha se një
miku i tij kishte blerë një makinë të mirë, ndërsa ai ndihej keq që nuk kishte
të ardhura të blinte edhe vetë një makinë të tillë.
Ndërsa në karrigen
tjetër ishte ulur një vajzë, e cila u shpreh se dëshironte të ndiqte një master
shkencor në administrim biznesi në mënyrë që njerëzit ta merrnin më seriozisht
kur kërkonte punë, por nuk ia kishte dalë dot mbanë.
Pastaj profesori ia
ktheu: “Dukeni të gjithë të stresuar. Si thoni sikur të bëjmë pak pushim, të
marrim disa kafe dhe ta vazhdojmë diskutimin tonë?”.
Nxënësit e tij ranë
dakord dhe ai solli në tavolinë kafenë dhe disa filxhanë çaji.
Disa ishin të
thjeshtë, ndërsa disa të tjerë më të bukur.
Nxënësit zgjodhën tri
filxhanët e mëdhenj dhe të bukur.
Mësuesi e vuri re
këtë gjë dhe u tha: “Ju të tre zgjodhët filxhanët më të bukur dhe më të
shtrenjtë, duke i lënë mënjanë filxhanët e thjeshtë.
Është normale për ju
të kërkoni më të mirën për veten tuaj, si dhe zgjidhjen më të mirë për
problemet dhe streset tuaja.
Mirëpo, duhet të
kuptonit diçka.
Ju dëshironit kafenë,
jo bukurinë e filxhanit dhe një filxhan i bukur nuk ia shton gjë shijen kafesë.
Por vëmendja juaj u
drejtua drejt bukurisë së jashtme, në vend të kuptimit të brendshëm.
Jeta
është si një kafe.
Puna, paratë dhe
pozita jonë në shoqëri përfaqësohen nga filxhanët.
Këto janë thjesht
përbërës, tek të cilët ne bazohemi për të jetuar jetën tonë.
Mirëpo cilësia e
filxhanit nuk e ndryshon dhe as e përcakton cilësinë e jetës që ne jetojmë.
Ndonjëherë ne
përqendrohemi kaq shumë tek puna, paratë dhe pozita jonë në shoqëri, saqë
harrojmë se çfarë ka më tepër rëndësi:
Harrojmë esencën,
kafenë. Pra, harrojmë të jetojmë jetën.
Duhet të mbajmë në
mendje gjithmonë se njerëzit e suksesshëm jo gjithmonë janë të lumtur, por
njerëzit e lumtur janë gjithmonë të suksesshëm”.
(E huazuar nga bota.al)
Përgatiti për blogun "Gjuha shqipe pa gabime" Xhemi Hajredini - administrator