Dita Evropiane e Gjuhëve
Strugë, 26 shtator 2019
Përgatiti Xhemi Hajredini - Drejtues i faqes "Gjuha shqipe pa gabime"
Sot është 18 vjetori i Ditës Evropiane të Gjuhëve.
Që nga viti 2001 Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Komisionin Evropian e
shpallën 26 shtatorin si një festë të gjuhëve me qëllim të respektimit të
diversitetit kulturor dhe gjuhësor si dhe nxitjen e mësimit të gjuhëve të huaja
nga secili dhe kudo.
Më shumë
se kurrë gjuha dhe komunikimi përfaqësojnë aspekte qendrore të shoqërisë sonë.
Mësimi i gjuhës ofron një mënyrë për të hapur mendjet tona ndaj perspektivave
dhe kulturave të reja. Dita Evropiane e Gjuhëve është një mundësi për të
festuar pasurinë gjuhësore që përfaqësohet nga 47 shtetet anëtare të Këshillit
të Evropës.
Kjo festë
e gjuhëve është një kujtesë për përfitimet e shumta nga të mësuarit e gjuhëve,
për zhvillimin e mëtejshëm të kompetencave njohëse e rrëzimin e barrierave
kulturore. Kjo festë u hap derën miqësive të reja dhe mundësive profesionale.
Një nga objektivat e përgjithshme të Ditës Evropiane të
Gjuhëve është të inkurajojë të nxënit gjatë gjithë jetës, brenda dhe jashtë
shkollës, për studime, nevoja profesionale, udhëtime për kënaqësi, shkëmbime
miqësish etj.
Ne duhet
të jemi të hapur me të tjerët, ta ushqejmë tolerancën dhe ta refuzojmë gjuhën e
urrejtjes. Rruga drejt vlerave nënkupton edhe njohjen e më shumë se dy gjuhëve
të huaja (së paku gjysma e popullsisë botërore janë dygjuhësh ose
shumëgjuhësh). Çdo zë, pa marrë parasysh se në ç’gjuhë thuhet, duhet të
respektohet. Këto janë vlerat e Këshillit të Evropës, organizata më e vjetër
ndërqeveritare në kontinent, e cila feston 70 vjetorin e saj këtë vit.
Dygjuhësia dhe shumëgjuhësia sjellin avantazhe ekonomike
si për shembull punët gjenden më lehtësisht nga ata që flasin gjuhë të huaja,
kompanitë shumëgjuhëshe janë faktor konkurrues më të mirë se ato njëgjuhëshe.
Gjuhët janë të lidhura me njëra-tjetrën si anëtarët e një
familjeje.
Si rezultat i fluksit të emigrantëve dhe refugjatëve, Evropa
është bërë gjerësisht shumëgjuhëshe. Vetëm në Londër fliten rreth 300 gjuhë.
Aktualisht
në botë ka rreth 7000 gjuhë të folura nga 7.7 miliardë njerëz. Në
Evropë, ndërkaq, ka 225 gjuhë, afërsisht 3% e totalit botëror.
Filip
Shiroka ka thënë: “Ne kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar,
sado të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qyteterohet me mësimin e
gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet."
“Gjuha
është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës se tij"- Eqerem Çabej.
Ne duhet të jemi të lumtur sepse gjuha shqipe ka pasuri fjalësh, plot jetë e gjallëri,
thotë Fishta, e nëpërmjet saj mund të përkthehen veprat e çdo kombi dhe të çdo
kohe.
“Komunikimi
duhet të jetë në themelin e arsimit gjuhësor.”
“Të
dish dhe të zotërosh një gjuhë të huaj është një pasuri e vërtetë.”
Gjuha
është e lidhur me komunikimin, ajo nuk është thjesht një ushtrim gramatikor,
fjalor ose fjalim, por një grumbull mjeshtërish të njeriut, dëshira dhe
motivacioni për të biseduar.
Këshilli
i Europës shpreson se Dita Evropiane e Gjuhëve do të shënohet si nga
autoritetet kombëtare në shtetet përkatëse ashtu edhe mes politikëbërësve (për
shembull
masa të veçanta dhe diskutime mbi çështjet e politikave gjuhësore);
mes
publikut të gjerë (rritje të ndërgjegjësimit për objektivat e përgjithshme të
ditës, duke përfshirë rëndësinë e të nxënit gjatë gjithë jetës, që mund të
fillosh të mësosh në çdo moshë, në mjedise shkollore, punë etj.); mes sektorit
vullnetar (aksione të veçanta nga OJF, shoqata, kompani etj).
Një pjesë e informatave zyrtare janë marrë nga web faqja: