Me urtësi
Xhemi Hajredini |
Kur dikujt i kullot hunda
lart,
kur prishet mendsh e flet
përçart,
kur turiderri të përmbyt me
llafe,
ty një lëmsh të ngatërrohet
për qafe.
Kur duhet duruar një
bjerraditës,
që i kris mendja gjatë tërë
ditës,
mos iu turr me vrull e furi,
merre shtruar, me takt e
urtësi!
Kur diku s’ka mirënjohje e
vlerësim,
mos humb kohë me pleqërim!
Me diplomaci e qetësi, ndërro
faqe,
me të gjithë s’mund të
lidhësh paqe.
Largohu diku tjetër për t’u sprovuar,
në një vend të gjithë,
s’është e shkruar.
Nga të hardallosurit gjë mos
prit,
ec rrugës drejt dhe shndrit!
Diku çmohet mendja, diku
babëzia,
diku plandos skamja, diku
pangopësia,
ti ndërro vend e kënd, me
diplomaci,
gjithsecili në shtrofkën e
tij.
© Xhemi
Hajredini
Strugë, shtator 2019