Nëntë vjetori i pavarësisë së Kosovës
Shkruan: Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Si sot nente vjet me pare, me 18 shkurt 2008 u shpall pavaresia e Kosoves. Kjo date do mbetet perjete ne kujtesen e mbare popullit shqiptare si nje hap tjeter i avancuar, mbas atij te shpalljes se pavaresise te Shqiperise ne nentor 1912, drejt realizimit te projektit te Rilindjes Kombetare Shqiptare.
Dite festimesh...
Ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Mal te Zi, Presheve, ne mbare diasporen e vjeter dhe emigracionin e ri rreth 15 milione shqiptare sot festojne me legjitimitet dhe krenari per Kosoven e pavarur.
Ne kete dite historike kombetare mirenjohja me e thelle shkon per popullin martir te Kosoves qe per me shume se 100 vjet u perball me regjimin kolonial Serb, pa u dorezuar dhe pa hequr dore asnjehere per arritjen e lirise dhe pavaresise.
Ne menyre te vecante nderimi me i larte shkon per ata qe dhane jeten me pushke e pene, me dije dhe sakrifica sublime. Kujtimi i tyre do ndricoje nder shekuj rrugen e Shqiptareve per aspiratat legjitime Kombetare.
Ne kete dite, mbare Shqiptaret nderojne dhe u shprehin mirenjohje te thelle Aleateve te Medhenj Perendimore, ShBA, NATO, BE per mbeshtetjen maksimale per arritjen e Kosoves se pavarur.
Kjo dite eshte jo vetem mirenjohje per Aleatet e medhenj te lartpermendur, por edhe zotim per nje miqesi te perjeteshme te Kosoves e popullit te saj me ShBA, NATO dhe BE.
Arritjet e Kosoves ne keto nente vjet jane te pamohueshme nga askush brenda dhe jashte saj. Me arritjet e saj te ketyre nente viteve, Kosova deshmon se pavaresia e saj ka qene dhe mbetet plotesisht e merituar. Kosov tregon cdo dite se eshte modeli nje shteti demokratik te sukseshem. Rruga e saj mbetet e pakthyeshme.
Dite reflektimesh...
17 shkurti eshte edhe dite reflektimesh serioze per Kosoven dhe Shtetin e saj. Natyrisht ne dite festash nuk ka vend per analiza te thella. Por, padyshim ka vend per refleksione serioze qe pervjetoret e ardhshem ta gjejne Kosoven me te realizuar dhe popullin e saj me te lumtur.
1.Te ruhet uniteti politik
Uniteti politik ka qene guri i themelit ne keshtjellen e Kosoves se pavarur. Ky gure themeltare lypet te ruhet i pacenuar me cdo cmim dhe sakrifice. Uniteti nuk ruhet pa dedikimin e te gjithe aktoreve dhe faktoreve te shoqerise Kosovare. Uniteti nuk ruhet me protagonizma dhe diferencime. Uniteti ruhet me gjitheperfshirje, me respekt per kontributin e te gjitheve, me tolerance, mirekuptim dhe perkushtim per qytetaret e Kosoves dhe per Aleatet e tyre kudo ne bote.
2. Te ruhet kohezioni social
Kosova perbehet nga nje shoqeri demokratike dhe multietnike. Kjo shoqeri ka nevoje te investohet vazhdimisht per ruajtjen e kohezionit te saj social dhe multietnik. Kohezioni social dhe multietnik eshte deshmuar i suksesshem deri tani. Por, kjo arritje madhore kercenohet nga projekte te rrezikshme sic eshte asociacioni i komunave me shumice Serbe. Ky kercenim lypet te menjanohet me durim dhe mencuri, me profesionalitet dhe diplomaci.
3. Te arrihet zhvillim i qendrueshem ekonomik
Kosova, pavaresia, uniteti politik dhe kohezioni social e multietnik i saj kane nevoje per arritjen e nje zhvillimi te qendrueshem ekonomik. Kjo sfide eshte serioze ne nje kohe dhe mjedis krizash ekonomiko-financiare ne mbare eurozonen ku ben pjese edhe ekonomia Kosovare. Kosova ka nevoje per me shume ekonomi dhe me pak politike.
4. Te forcohet shteti ligjor
Themelet e Kosoves se pavarur ngrihen mbi shtetin ligjor, qeverine e vogel, lirine dhe te drejtat e njeriut dhe ekonomine e tregut te lire. Keto baza juridike kerkojne respekt per kushtetuten dhe ligjin, per forcimin e institucioneve demokratike, per rritjen e kapaciteteve administrative ligje-zbatuese dhe me prioritet forcimin e pavaresise, integritetit dhe profesionalitetit te sistemit te drejtesise.
5. Politike te jashtme dhe diplomaci me efikatese
Kosova e pavarur eshte njohur nga tre Fuqi te Medha dhe 110 shtete antare te OKB. Gjithashtu, Kosova ka progresuar ne politiken me fqinjet, ka hedhur hapa te mencur ne rrugen e normalizimit te marredhenieve me Serbine, ka shenuar perparime drejt integrimit rajonal dhe Europian.
Por, gjithsesi hyrja e Kosoves plotesisht ne sistemin dhe ne marredheniet nderkombetare ngelet nje sfide e veshtire afatgjate. Perballja me kete sfide lype nje politike te jashtme te bazuar ne nje strategji me te qarte dhe afatgjate, kerkon prioritete me te percaktuara dhe ne dinamike, nje diplomaci me proaktive dhe profesionale.
Epilogu
Si sot nëntë vjet më parë Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe multietnik. Arritjet e deritanishme e bëjne Kosovën projekt të suksesshëm, në një rrugë të drejtë e të parikthyeshme.
venerdì 17 febbraio 2017
lunedì 6 febbraio 2017
Rrjetet sociale dhe Gjuha shqipe (me) pa gabime
Rrjetet sociale dhe Gjuha shqipe (me) pa gabime
“Kultura e gjuhës
është e domosdoshme për çdo shkrimtar, për çdo gazetar, për çdo intelektual,
për çdo njeri. Ai që nderon gjuhën, nderon atdheun. Përpikëria, qartësia,
thjeshtësia dhe koloriti i gjuhës janë aq të nevojshme për çdo shkrimtar sa
gjithë veglat e punës për punëtorin.” – Dritëro
Agolli
Shkruan: Xhemi Hajredini – Administrator
i grupit “Gjuha Shqipe pa gabime”
Rrjetet sociale, kultura e gjuhës, kujdesi për të shkruar
gjuhën shqipe pa gabime kanë qenë dhe janë çështje që janë diskutuar dhe
diskutohen vazhdimisht. Janë hartuar vepra normative që kanë rregulluar
drejtshkrimin dhe kulturën e gjuhës, që ne pasardhësit e veprimtarëve të
Rilindjes kombëtare ta ruajmë pastërtinë e e gjuhës. Niveli
kulturor i një individi tregohet nëpërmjet pastërtisë së gjuhës.
Problemet teorike dhe praktike vazhdojnë të jenë të
pranishme dhe jo vetëm në rrjetet sociale. Gjuha shqipe sot është
gjuhë e shumë grupeve virtuale, portaleve, gazetave, forumeve dhe blogeve në
internet. Varietete me bollëk. Shkruajnë tutkunët e kalemxhinjtë mediokër.
Stabilizimi i urave të komunikimit dhe zhvillimi i mendimit me kulturë
gjuhësore është vështirësuar edhe përkundër mundësive të shumta teknologjike.
Megjithatë,
nuk duhet hedhur shumë baltë e vrer rrjeteve sociale. Pse duhet përlloçur çdo
gjë, me dhe pa të drejtë?! Edhe rrjetet sociale janë ura komunikimi,
instrumente nëpërmjet të cilave ndajmë mendime, porosi dhe shoqëri me më shumë
individë. Po të flasim për etikën e komunikimit, atëhere kemi të bëjmë me një
temë tjetër.
Fejsbuku
(facebook), për shembull, është një rrjet shqoqëror me mbi një miliard e gjysmë
përdorues aktivë që sot mund të cilësohet si kryefjala e ditës për çdo njeri.
Përdoret si një rrethanor në të cilin gjithsecili prej nesh kalon një pjesë të
mirë të kohës, një mënyrë informacioni apo edhe vend reklamimi i vetes apo dhe
i punës tënde, një vend ku shprehen ndjenjat dhe veprimet e së përditshmes, një
vend ku takon dhe ndahesh me miq. FB, në një farë mënyre, është bërë një pjesë
e pandashme e secilit prej nesh. Për shumë prej nesh FB mund të jetë një vend
ku mund të marrësh dhe të japësh dije dhe njohuri në fusha të ndryshme të
jetës, ku secili prej nesh, nëpërmjet grupeve të ndryshme që funksionojnë këtu,
mund të bëhet pjesë me ato që di dhe të kërkojë shpjegim.
Alma Pire,
një përdoruese e rrjeteve sociale, me profesion mësimdhënëse e gjuhës shqipe në
një shkollë fillore, rrethi i Elbasanit, thotë se nga disa grupe, bloge dhe
forume në FB, mund të përsosësh kulturën e komunikimit. Ngrihen probleme të
ndryshme gjuhësore, trajtesa mbi gjuhën që nga zanafillat e saj më të hershme,
e deri tek problemet më të mëdha, grupe që kërkojnë gabimet që nga fonemat e
deri te tekstet shkollore. Një grup i tillë, me këtë tendencë pozitive, është
edhe “Gjuha shqipe pa gabime”, me rreth 23 mijë anëtarë. Këto grupe në fejsbuk
u vijnë në ndihmë edhe mërgimtarëve të cilët i djeg malli i mëmëdheut, i gjuhës
shqipe, i dëshirës për t’u shprehur shqip. Grupet hartojnë rregullore duke
kërkuar një komunikim të pastër dhe të bukur shqip. Janë të përhapur e zgjeruar
në tërë kufijtë gjeografikë ku ka shqiptarë. Rrihen (trajtohen) dialektet, të
folurat kalimtare të zonave të ndryshme, drejtshkrimi e drejtshqiptimi, njësitë
frazeologjike dhe proverbat, thëniet e urta, termat e rinj, huazimet, turqizmat
e barbarizmat. Këto grupe në rrjetet sociale, që kaq shumë i shajmë, nuk njohin
moshë, të gjithë kërkojnë të kuvendojnë e të mësojnë, kërkojnë mënyra të tjera
për t’i përsosur njohuritë, ku çdo anëtar nuk ka orar për të qëndruar pranë
dijes, ku dialektet e gjuhës shqipe kanë peshën e tyre dhe standardi është
kryefjalë e pazëvendësueshme.
Blerim Jashari,
një aktivist i shoqërisë civile, nga qyteti i Tetovës, shpreh shqetësimin e tij
se aktualisht të rinjtë harxhojnë shumë kohë në fejsbuk dhe rrjetet të tjera
sociale. “Nuk e përjashtoj mundësinë që po në këto rrjete edhe mund të mësosh
shumë por duhet patur kujdes në përzgjedhje. Janë disa grupe që na japin
mundësinë dhe na mësojnë vërtet gjuhën tonë të bukur, si ta ruajmë, si ta
kultivojmë e ta shkruajmë pa gabime. Gjithashtu, rrjetet sociale per mua, janë
një mundesi më shumë për t’u njohur me njerëz të ndryshëm që jetojnë gjithandej
globit.
Lejla Gorishti,
një njohëse e mirë e gjuhës shqipe, nga qyteti i Vlorës, thotë se fejsbuku
vërtet të ha shumë kohë, është e vërtetë që ka grupe qe nuk kanë pikë vlere, se
nuk ke çfarë të përfitosh, por bie fjala grupi “Gjuha Shqipe pa gabime” kryen një
veprimtari me vlera të çmuara. Këtu mësohen rregullat e drejtshkrimit. Është
një kurs pa para. Shumë persona, nga çdo cep i botes, më shkruajnë e
falënderojnë se ky grup po na ndihmon shumë për gjuhën. Edhe unë vet kam mësuar
shumë nga grupi për përdorimin ose kuptimin e disa fjalëve sipas krahinave të
ndryshme. Duke u nisur nga thënia e Holger Pedersen: “Gjuha shqipe është i
vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme
dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë
për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar”, unë them
se këtë vlerë e jep vetëm ky grup. Prandaj jo çdo gjë e fejsbukut është humbje
kohe. Ai që mendon kështu le të shkojë e të kërkojë mundësi të tjera për t’u
formuar si nga ana gjuhësore ashtu edhe nga ajo kulturore.
Frida Bushati,
një vajzë e re nga Shkodra, ndër të tjera thotë: “Për mendimin tim, rrjetet
sociale sot po “vuajnë” një paragjykim masiv. Përpos çdo aspekti negativ që
mund të shihen (dhe që nuk mohoj se janë të vërteta, edhe pse nuk duhet
përgjithësuar asgjë), rrjetet sociale kanë shumë anë pozitive: së pari, të
japin mundësinë e komunikimit me shumë njerëz, njëkohësisht edhe të ndash
mendimet me ta, qofshin të njohur apo të panjohur. Së dyti, të krijojnë
hapësira për informim të gjerë, të cilin shpesh nuk mund ta marrësh në media.
Së treti, mundësitë për të përvetësuar gjëra të reja (nëpërmjet grupeve që
krijohen për këtë qëllim) janë të mëdha, mjafton të dish si t’i shfrytëzosh.
Çdo gjë varet nga qëllimi i individit. Nëse ai niset për t’i përdorur rrjetet
sociale për arsye, le t’i quajmë “banale”, atëherë e arrin. Por ama, nëse niset
për t’i shfrytëzuar për qëllime të dijes apo informacionit, rrjetet sociale
janë një mundësi për t’u marrë parasysh.”
Stefan Paloka,
gjuhëtar nga qyteti i Lezhës, thotë se pakkush do ta kishte menduar se një grup
si “Gjuha Shqipe pa gabime”, një grup i krijuar prej dy vjetësh do të mbërrinte
brenda një periudhe kaq të shkurtër nivele të tilla sasiore dhe cilësore. Ishte
emri i grupit ai që mblodhi rreth vetes dashuruesit e gjuhës sonë të
perëndishme? A mos vallë ishte ky emër shkëndija që ndezi një zjarr kaq të madh
në të cilin u shkrinë zemrat e mbi 22.000 shqiptarëve brenda e jashtë kufijve
të trojeve tona etnike?
Rëndësi
ka që ne kemi arritur të fshijmë kufij gjeografikë, dialektorë e politikë dhe
po shkruajmë një faqe të shkëlqyer të historisë së gjuhës sonë, të cilën as në
ëndërr nuk kisha guxuar ta shihja! Para krijimit të këtij grupi mendoja se
shqipja kishte marrë një të tatëpjetë që zor se po e vërente tjetërkush përveç
meje dhe isha krejt i pashpresë për të ardhmen e gjuhës sonë të moçme sa vetë
Evropa. U desh ky grup dhe kontributet e paçmueshme të anëtarëve të tij që
shpirti im të këndellej sërish nga një dritë gëzimi dhe optimizmi të patreguar
se ditë më të mira i presin shqipen dhe shqiptarët." Sipas z.Paloka, të promovosh një gjuhë të vogël përballë sfidave që sjell globalizmi dhe
përfshirja në botën e lirë kërkon durim, punë dhe lënie mënjanë inatet e
vockla, sedrën e sëmurë dhe meskinitetin provincial. Gjërat e bukura që
krijohen me mund e djersë nuk duhet të shkatërrohen e shkërmoqen sa hap e mbyll
sytë.
Bashkim Tërstena,
profesor i gjuhës angleze, nga Ferizaji, shprehet: “Gjatë komunikimit dhe
bashkëpunimit virtual njerëzit nuk transmetojnë emocione, prandaj, edhe shumë
herë ndodh që të ketë keqkuptime, mosmarrëveshje, gjykime dhe vlerësime të
gabuara. Gjuha si mjet i komunikimit, përmes komunikimit dhe bashkëpunimit
virtual nuk përmban ngjyra emocionale, por është thjesht bardhë e zi, prandaj,
duke marrë për bazë këtë aspekt shumë të rëndësishëm, të gjithë njerëzit duhet
të jenë të kujdesshëm se si i përgjigjen një kritike, vlerësimi, përmirësimi,
sugjerimi, qortimi, i cili mund të jetë real, ironik, satirik, i drejtpërdrejtë,
ngacmues, etj.
Kam vrejtur se gjatë komenteve, shpeshherë ndodhin debate pikërisht për këtë mungesë emocioni të bashkëpunimit përmes virtualitetit, ndaj vëmendja në vështrimin më të thellë dhe më të kujdesshëm në atë që lexojmë mund të jetë i vetmi laborator i kuptimit dhe nënkuptimit të mundshëm të fjalës dhe fjalive.”
Kam vrejtur se gjatë komenteve, shpeshherë ndodhin debate pikërisht për këtë mungesë emocioni të bashkëpunimit përmes virtualitetit, ndaj vëmendja në vështrimin më të thellë dhe më të kujdesshëm në atë që lexojmë mund të jetë i vetmi laborator i kuptimit dhe nënkuptimit të mundshëm të fjalës dhe fjalive.”
Pra
edhe bashkësitë digjitale luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme
të njerëzve. Edhe rrjetet sociale, si ura komunikimi, përcjellin emocione. Edhe
fejsbuku shpalos kulturën dhe etikën tonë të komunikimit. Nuk tregohen muskujt
në rrjetet sociale, por edukata dhe kultura e komunikimit! Mos u frikësoni nga
gjestet e mirësjelljes, paçka se të tjerët (të paedukuarit) ua marrin si shenjë
dobësie.
Të
gjithë besoj se e kanë mundësinë e blerjes së një fjalori, apo të shkarkimit të
atij elektronik, secili prej nesh mund të blejë një Gramatikë të gjuhës shqipe
apo një Fjalor të Drejtshkrimit, por duke lexuar këta libra nuk mund t’u gjesh
përgjigje pyetjeve që të dalin, nuk arrin dot të rrahësh mendime, nuk i gjen
përgjigje shumë “pse-ve”. Ndërkohë që ky grup virtual është si një familje e
madhe, e ndarë në breza sipas moshës, në ide sipas praktikave, në gjykime sipas
përvojave, në arsyetime sipas profesioneve dhe në vendimmarrje sipas zotësive.
Ky grup është zhvillim, aty njeh miqësi, gjen mbështetje, kërkon zgjidhje,
pranon sfida, pëlqen modernitetin. Dija nuk njeh moshë, i eturi për dije nuk e
sheh kohën, zhvillimi do rrahje mendimesh. Në këtë grup ka zgjedhje dhe
zgjidhje!
domenica 5 febbraio 2017
Fjalët e vjetra për muajt e vitit
Muajt e vitit ...
Përgatitur nga drejtuesit e grupit
Gjatë
trajtimit të fjalëve, në grupin virtual "Gjuha Shqipe pa gabime" nuk
ngelin pa u diskutuar edhe fjalët e vjetra të gjuhës shqipe. Më poshtë do të
sjellim një përmbledhje të emrave të muajve që janë përdorur në gjuhën shqipe
(një formë mund të përmbajë më shumë variante), duke përfshirë edhe të folmet e
arbëreshëve të Greqisë e Italisë.
JANAR
janar,
jenar, jinar, kallnuer, kallenduer, kalendor, kalnuer, kallënduer, kollozhek,
moi gjat, listopath
SHKURT
shkurt,
fror, fruer, frur, fruar, flevar, fleár, frbar
MARS
mars,
lagateer, lagater, lagëtur
PRILL
prill,
april
MAJ
maj,
mais, maxh
QERSHOR
qershor,
theristí, xhun
KORRIK
korrik,
kollozheg, allonár, djegagur, lul
GUSHT
gusht,
gost, lamnuer, dorza
SHTATOR
shtator,
setembr, vjeshtë, vjeshta e parë, britm, britm i parë, brym(ë) i parë, bryll i
parë, proto shimitër, gushtovjeshtë, tiriti
TETOR
tetor,
tétuer, tetúer, vjesht' e dytë, vjesht' e mesme, britëm i dytë, brym (i) dytë,
shenëntre, oktobër, brymuer, listopadh, shëmitër
NËNTOR
nëntor,
vjesht e tretë, vjeshtë e mbrazme, britëm i tretë, brymuer, shëmhill,
shënmarti, Shënë Ndre, listopadh, vjeshtë, novemb, protospuar, duar të palarë
DHJETOR
dhjetor,
dimëror, shënëndre, shëndre, shënmarti, keshendellsh, decembre
Fjalët që përsëriten janë dialektore,
që do të thotë se në njërin dialekt mund të tregojnë njërin muaj dhe në tjetrin
dialekt një muaj tjetër.
venerdì 3 febbraio 2017
Lamtumirë Dritëro
Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar
e shpesh të heshtësh te një gotë.
T’i flasësh gotës nëpër duar:
“Sa pak të mira ka kjo botë!”
e shpesh të heshtësh te një gotë.
T’i flasësh gotës nëpër duar:
“Sa pak të mira ka kjo botë!”
Përgatiti: Xhulio Kureta
Lamtumirë
Dritëro!
Sot, poeti i tokës dhe i dashurisë,
shkrimtari i filozofisë dhe dhimbjes njerëzore nuk jeton më fizikisht, por do
të jetojë krijimtaria e tij.
Biografia
Dritëro Agolli lindi në Menkulas të
Devollit më 13 tetor 1931 dhe vdiq në 3 shkurt 2017. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe më
pas vazhdoi shkollën e mesme “Asim Zeneli” në Gjirokastër, një shkollë me mjaft traditë.
Shkollën e lartë e kreu në Shën Petërburg për letërsi dhe ka punuar shumë kohë
si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe ka qenë për shumë vjet kryetar i
Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Gjithashtu ka qenë dhe
deputet për tridhjetë vite.
Krijimtaria
Krijimtaria e Dritëro Agollit është
mjaft e larmishme, si në: poezi, tregime, novela, romane, drama, skenarë
filmash e të tjerë. E zhvilloi këtë krijimtari në dy kohë, në dy sisteme.
Kritikët vlerësojnë krijimin e unit në poezi si dhe thjeshtësinë e komunikimit
me lexuesit dhe mesazhet të gjithësishme. Në prozë vlerëson personazhet që janë
të thjeshtë e madhështorë, komikë e tragjikë, të zakonshëm e të çuditshëm. Një
nga shkrimtarët më të lexuar në poezi e romane. E vështirë të përkufizosh
poezinë apo prozën më të mirë. Krijimtaria e Dritëro Agollit është përkthyer në
disa gjuhë të huaja. Krahas letërsisë, ai do të
kujtohet edhe si një politikan i mençur, i vlerësuar me disa tituj ku
mban edhe atë më të lartin “Nderi i Kombit”.
Disa nga veprat e tij:
Poezi: “Ankesa”, “Berberi”, “Do të më kujtosh”
“Elegji për qenin”, “Ëndërr e prerë”, “Ftohja”, “Heshtja”, “I përndjekuri i
dashurive”, “Kësaj nate me hënë të vjeshtës”, “Këtu s’do jem”, “Mos ma kujto”.
Romane:
“Kalorësi lakuriq”, “Komisari Memo”, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
“Trëndafil në gotë”.
Drama:
“Mosha e bardhë”, “Fytyra e dytë”.
Poema,
si: “Nënë Shqipëri”.
Këtu vërtet nuk do të jesh më, por kur do të mërzitemi shumë, në raftet e librave do të kërkojmë.
Këtu s'do jem do jem larguar
Në tokë i tretur si të tjerët
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët
Dhe nëpër udhët ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qipariz si murg i ngratë
Ti do trishtohesh atëherë
Se s'do më kesh në dhomë të gjallë
Dhe kur në xham të fryjë erë
Do qash me erën dalëngadalë
Por kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë
Aty do jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do të zbres do t'vi pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrëkeje.
Iscriviti a:
Post (Atom)