Falënderimi
Prof. Xhemi HAJREDINI |
Falënderoji të gjithë, një për një,
ne të një gjaku në fund,
s’ka gjë!
Edhe ata flijuan diçka,
ne japim zemrën, paçka!
Falënderoji të huajt,
një për një,
ne të një gjuhe në fund,
s’ka gjë!
Edhe ata që një copë
bukë ofruan,
edhe ata që dhimbjen
tonë duruan!
Falënderoji edhe
fqinjët, një për një,
arbnorët kuqezi në fund,
s’ka gjë!
Nderoji klerikët me lutjet për ty atdhe,
për ceremonitë e atyre
që futëm në dhe.
Të gjithë ata që jetë
shpëtuan,
falënderoji me zemër,
një plagë shëruan!
Në grup apo një për një,
falëndero,
ti bir i shqipes kokën
lart, mos u trishto!
Nuk ka vaj për
shqiptarët, për trimat me fletë,
së bashku në rindërtim,
e kemi më lehtë!
Komb me një flamur, të
pandarë të veprojmë,
me përkulje
njëri-tjetrin shqip ta falënderojmë!
Nga Xhemi Hajredini
Strugë, 1 dhjetor 2019