Parma, 9 dhjetor 2019
Përgatiti Xhemi Hajredini - Administrator i grupit "Gjuha shqipe pa gabime"
Përgatiti Xhemi Hajredini - Administrator i grupit "Gjuha shqipe pa gabime"
Xhemi Hajredini |
Mbrëmja e ditës së
shtunë, 7 dhjetor 2019, në Parmën e Xhuzepe Verdit, ishte shumë e veçantë për komunitetin
shqiptar që jeton në këtë qytet. Ishte e veçantë edhe për ne që shkuam si mysafirë
enkas për t’i nderuar dhe përgëzuar për të gjitha aktivitetet kulturore që i organizojnë
shqiptarët në Itali. E veçanta tjetër, kësaj radhe, ishte se Katedralja madhështore
e Parmës kishte hapur dyert për bashkëpunim me komunitetin shqiptar për të organizuar
një meshë lutje për shpirtrat e 51 viktimave nga tërmeti tragjik që përfshiu
Shqipërinë, më 26 nëntor të këtij viti.
Mesha i dedikohej
edhe heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Ishin momente
të një shtrëngim duarsh në shenjë paqeje e shprese, momente solidarizimi me
mesazhe për bashkëjetesë dhe tolerancë ndërfetare, si vlera të çmuara të
popullit tonë.
Me mesazhe të këtilla
u paraqitën prifti katolik Dom Elia Matia, Myftiu i Strugës Salim Sulejmani, publicisti Xhemi Hajredini si dhe gazetari Ndue Lazri.
Myftiu i Strugës, Salim Sulejmani, i deleguar
i BFI-së në RMV, mbajti një fjalim mbresëlënës, kushtuar bashkëjetesës
ndërfetare në trojet shqiptare, ku ndër të tjera tha:
“Misioni i krijesës
më të mrekullueshme të Zotit, njeriut, është shpërndaja e dashurisë mes
njerëzve dhe respektimi i diveristetit kombëtar dhe fetar.
Një nga modelet më të shkëlqyera të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës
fetare është kjo që kemi ne shqiptarët. Për këtë na ka zili edhe bota. Një
zhvillim i këtillë, i palëkundshëm, i kësaj atmosfere, është forcuar ndër
breza. Me këto vlera të çmuara identifikuese të shoqërisë dhe familjes sonë
duhet të ndihemi krenarë karshi popujve të civilizuar të botës.
Bashkëjetesa ndërfetare, lirshëm mund të them, përçon një mesazh që është në dobi
dhe në funksion të zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror, në dobi të vlerave
morale të shqiptarëve dhe jo vetëm. Shqiptarët sot, krahas kulturës me vlerë
glorifikuese, si besa dhe mikpritja, një element tjetër të fort dallues, ndër
popujt e botës, kanë tolerancën ose më saktë mirëkuptimin ndërfetar. Ky fakt
përbën një nga profilet më të spikatura të modelimit kulturor, evident jo vetëm
në të kaluarën por edhe në ditët tona.
Si popull multifetar, me një bashkëjetesë tradicionale, jo vetëm në shtetin amë
(në Shqipëri) por edhe në trojet të tjera etnike dhe multietnike, lirisht mund
të them se ne pasqyrojmë një shembull të veçantë të harmonisë ndërfetare në
historinë e popujve të Ballkanit dhe më gjerë.
Edhe sot shqiptarët e kultivojnë bashkëjetesën ndërfetare dhe ndëretnike, pa
përçarje dhe diskriminim. Edhe shembulli juaj, i integrimit të shkëlqyeshëm
këtu në qytetin e Parmës në Itali, tregon dhe vëreton se ne jemi një popull
dashamirës dhe paqedashës.
Të bashkuar jemi më
të fuqishëm. I madhi i kombit, hoxhë Mulla Idriz Gjilani thotë se “I kemi tri
fe, por të përbashkët, kemi vetëm një atdhe”.
Do t’i tjekalojmë të gjitha vështirësitë por vetëm duke qëndruar njëri pranë
tjetrit, jemi popull i vogël për të qenë i ndarë. Largësia juaj nga atdheu nuk
paraqet pengesë për ta shfaqur dashurinë ndaj tij, për ta shfaqur dashurinë
ndaj njerëzve të një gjaku.
Dhëntë Zoti i gjithëmadhërishëm, që zemrat e thyera nga gjëma dhe pasojat që
përjetuam nga tërmeti i 26 nëntorit, ku u godit perla e Shqipërisë, t’i kalojmë
nëpërmejt veprimeve të përbashkëta, me një solidarizim të këtillë siç kemi bërë
dhe po bëjma akoma.”
Prof. Xhemi Hajredini,
publicist nga Struga, duke e përshëndetur komunitetin shqiptar dhe qytetarët
italianë të Parmës, në katedralen e këtij qyteti të vjetër univesritar dhe
kulturor do të shtonte:
“Ne, me qytetërim arbnor,
duhet të krenohemi me historinë dhe personazhet e historisë sonë.
E shikoni se ç’bëhet
sot, këtu në Parma, edhe pas pas 550 vjetësh emri i heroit tonë kombëtar,
Gjergj Kastriot Skënderbeu, arrin të bashkojë popuj. Emri i shenjtores sonë,
Nënë Tereza, vazhdon t’i ngroh akoma zemrat e besimtarëve dhe varfanjakëve.
Jeronim De Rada te
Skënderbeu, nuk admironte vetëm njeriun me kurajo, strategun e aftë, por edhe
krijuesin e një ideje të vëllazërimit, ai që kishte ndezur një zjarr të shenjtë
në zjarrin e fisit e që ua kishte mësuar njerëzve të lidhur nga i njëjti gjak
dhe e njëjta gjuhë, me qëllim që të konsiderohen bij të së njëjtës nënë.
Nga personalitete dhe
historianë të huaj, ai ka marrë edhe epitetin “Ideatori i aleancës së parë
euroatlantike”.
E shikoni se ç’bëhet
në Durrës e rrethinë, pas rënies së tërmetit?! Ka ndodhur bashkimi i paparë i
kombit, një strukturë antisizmike, një solidarizim i vrullshëm, një fisnikëri
vëllazërore. Gjaku, edhe pse i shprishur, që thonë arbëreshët, nuk bëhet ujë.
Kjo quhet
atdhedashuri.
Atdheu do punë, do
mend e dashuri, jo inate, mllef e kokëfortësi. Kështu do të bëhet edhe
rindërtimi i Shqipërisë.
N’daç me gzue
t’bukrën liri
mos shkel fis, as
mik, as fe,
pse n’kto sheja bota
mbarë
na dallon se jem
shqiptarë... (At Gjergj Fishta)
"Trimëria e vërtetë është ajo që vihet në
shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme." (Faik
Konica)
Apostull i idesë
kombëtare është shqiptarizmi. SHQIPTARI duhet të falet, t’i lutet Zotit, të
jetojë e të vdes si shqiptar. Luftërat fetare janë të panjohura për shqiptarët.
Shqiptari para së gjithash është shqiptar, e kanë konfirmuar edhe të huajt këtë
konstatim. Diga mbrojtëse, diga e rezistencës kundra sfidave aktuale politike
dhe jo vetëm është shqiptarizmi.
Shqiptarë, kosovarë,
arbëreshë, shqiptarë të Maqedonisë, shqiptarë muslimanë, katolikë apo ortodoksë,
janë të gjithë SHQIPTARË. Duke mbrojtur vlerat tona kombëtare, tolerancën e
trashëguar ndërfetare, trashëgiminë kulturore, do të jemi komb më i dashur dhe
më i respektuar nga të tjerët.
Arshi Pipa, një
veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, që ka vepruar në SHBA, duke modifikuar
paksa thënien e Fishtës, ka thënë: “Ne i kemi të ndryshme Bajram e Pashkë, por
besë e nder i kemi bashkë”
Atdhedashuria,
shqiptarizmi, janë ndjenja të thella shpirtërore dhe këto nuk mund të injorohen.
Me këto virtyte kemi bërë miq e dashamirë të kombit e të vendit tonë. Vlerat e
shqiptarizmit janë letërnjoftimi i shqiptarëve. Atdhedashuria është pjesë edhe
e besimeve fetare. Nuk besoj të ketë ndonjë konflikt interesi midis dashurisë
së një personi ndaj atdheut dhe dashurisë së tij ndaj Zotit. Imazhi i kombit në
botë pasqyrohet nëpërmjet vlerave kombëtare: gjuhës, kulturës, traditave,
trimërisë, zhvillimit ekonomik, nëpërmjet paraqitjes së natyrës së bukur e të
mbrojtur, sigurisë, të qenurit shqiptarë të mbarë, të mirë, të lirë…
Mirënjohës ndaj të
gjithëve por më shumë ta duam vetveten dhe atdheun tonë, sidomos tani që po
lëngon!”
Koj mbrëmje lutjesh u shoqërua me një pjesë artistike nga flautistja Monika Bekolli dhe sporanoja Anila Hoxha Gjermeni, pastaj grupi i fëmijve te kostume kombëtare, vallëtarë dhe nxënës të shkollës shqipe në Parma, me flamur kuqezi.
Koj mbrëmje lutjesh u shoqërua me një pjesë artistike nga flautistja Monika Bekolli dhe sporanoja Anila Hoxha Gjermeni, pastaj grupi i fëmijve te kostume kombëtare, vallëtarë dhe nxënës të shkollës shqipe në Parma, me flamur kuqezi.
Gjatë po kësaj dite
në po këtë qytet, nga "Skanderbeg
Parma" u përurua busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në kuadër të edicionit të 13-të të muajit të kulturës shqiptare, në parkun Eunice Kennedy u vendos busti i Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Parma" u përurua busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Në kuadër të edicionit të 13-të të muajit të kulturës shqiptare, në parkun Eunice Kennedy u vendos busti i Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ishte një kënaqësi e
vërtetë por të gjithë, pa përjashtim, kishin një vërejtje të drejtë se pjesa bazë
ku qëndronte busti i heroit ishte shumë e ulët.
Arsyetimi i organizatorëve ishte se këto përmasa ua kishin lejuar autoritetet e Komunës së Parmës por në një të ardhme të afërt me ndonjë kërkesë plotësuese edhe mund të
modifikohet.
Një bravo për Forumin e Grave të Pavarura, me seli në Parma, për punën e tyre të palodhshme dhe organizimin e kësaj ngajrje të veçantë (meshë - lutje për shqiptarët) në Katedralen e Parmës. |