Çfarë dhe si shkruan
“Mirë se vjen në rrjetet
sociale!
Do të gjykohesh për çfarë shkruan
dhe si shkruan.
1. Nëse do të korrigjosh një person
nga ana drejtshkrimore, bëje pa e fyer.
2. Gjërat e bukura kujtohen, të këqijat kalohen, dhe gabimet ortografike korrigjohen.
3. Mund të kesh shkruar mesazhin më të bukur, por nëse ka gabime drejtshkrimore, humbet besueshmërinë dhe respektin.
4. -“Si po ia çon në orën e drejtshkrimit?”
-“Mir, mir, flm, nk kam pse t ankoem”
5. Fjalët vrasin, indiferenca lëndon, xhelozia shkatërron …dhe mungesa e drejtshkrimit torturon.
6. Thonë që një person që ka ortografi të mirë, di të flasë mirë dhe të puthë mirë.
7. Ortografia bën që të dashurohesh; nuk e imagjinoj veten me dikë që shkruan: “Tdu me shum se as1ri ne bot”.
8. Mungesa e drejtshkrimit mund të bëjë të humbasësh interesin rreth dikujt.
9. Nëse të shkruajnë diçka me gabime drejtshkrimore, nuk quhet.
10. Të shkruarit dhe të folurit pa gabime duhet të cilësohet si art i pacënueshëm në të gjithë botën.
11. Drejtshkrimi është sinonim i inteligjencës, kulturës dhe respektit.
12. Këshillë: kur shkruani një mesazh, lexojeni dhe kontrollojeni para se ta dërgoni; kështu mund të shmangni maksimalisht gabimet ortografike.
13. Nëse je i/e bukur dhe nuk ke drejtshkrim, je i/e shëmtuar.
14. Ortografia dallohet edhe kur hap gojën për të folur.
15. Titulli profesional është thjesht një zbukurim, nëse nuk ke sjellje, fjalor dhe drejtshkrim të mirë.
16. Ortografia është qëndrim/sjellje, por sot ka pak njerëz të qëndrueshëm/të sjellshëm.
17. Njerëzit që flasin dhe shkruajnë saktë nuk janë të përsosur, janë të veçantë.
18. - “Je në shtëpi”
- “Vër shenjat e pikësimit nëse nuk do që të mendoj se po më përgjon.”
19. Gjithmonë i kam gjykuar personat që nuk shkruajnë saktë, dhe do të vazhdoj ta bëj derisa të mësojnë të shkruajnë.
20. Ortografia është solidariteti që ke ndaj syve të të tjerëve.
21. Të shkruash pa gabime do të thotë: “T’ua kursesh kohën njerëzve për ta lexuar 10 herë fjalinë, me qëllim që të kuptojnë a ishte pyetje apo jo ajo që shkrove.”
22. Nëse korrigjon dikë nga ana drejtshkrimore, nuk do të thotë se je njeri i keq.
23. Kur fyen, por ke gabime drejtshkrimore, është lavdërim.
24. Mungesa e ortografisë gjithmonë të bën të zhgënjehesh.
25. Sa e bukur do të ishte bota sikur t’i kushtonim më pak rëndësi shenjave të horoskopit, dhe më shumë shenjave të pikësimit!
26. Për t’u diplomuar në një gjimnaz apo universitet duhet të jetë i detyrueshëm kalimi i një provimi mbi drejtshkrimin.
27. Studimet kanë treguar se personat me ortografi jo të mirë vuajnë më shumë për të gjetur punë sesa ata me ortografi të mirë.
28. Të fajësosh “korrigjuesin automatik” të tastierave për gabimet drejtshkrimore është njësoj si të thuash: “Nuk kam mësuar se m’i hëngri dhia librat!”.
29. Zotërinj, ortografia është art, dhe zbukuron më shumë se makijazhi.
30. Mjafton ta shkruash pa gabime gjuhën shqipe dhe bëhesh mbrojtës i saj.
31. Besohet se truri i njeriut ka 100.000 neurone. Pse të mos i përdorim disa për të shkruar saktë?
32. “E dashur rini shqiptare! A mund të më thuash qfar po ben me xhuhen tone?” Me respekt, Drejtshkrimi.
33. Kujdesu më shumë për drejtshkrimin se për “selfiet”.
34. Rri pranë një personi me ortografi të mirë. Ku ka më bukur se një mesazh i shkruar saktë?
35. Një tekst me gabime drejtshkrimore e humbet besueshmërinë.
36. Të shkruash nga celulari nuk është justifikim për gabimet drejtshkrimore.
37. “Feja” më ndalon të dashurohem me një person pa ortografi.
38. Nuk të uroj te keqen, me këtë ortografi që ke, ke mjaftueshëm.
39. Drejtshkrimi është një ndër armët më pak të njohura të joshjes.
40. Ortografia për shkrimet është si photoshop-i për fotot. Nëse përdoret si duhet, bën që çdo gjë të duket e bukur.