"Pseudo-historianët nuk kanë kuptuar asgjë nga historia e vërtetë e popullit
shqiptar ose e kanë fshehur tinëzisht"
Nga Arif Mati (alias Aref Mathieu)
Për ato që ende kundërshtojnë prejardhjen e shqiptarëve nga PELLAZGËT ja një shënim i shkurtër që është i qartë si drita e diellit.
Në Iliadë gjendet një frazë (e shpëtuar nga censura e logografeve helen) në
Kengën XVI, 233/236 ku :
• ZEUSI është quajtur PELLAZG (jo grek !) dhe ku pellazgët janë quajtur
HYJNORË dmth bijtë e Zeusit.
Dhe për me tepër:
• Iliada ishte një poemë epîke e traditës gojore parahelene d.m.th jo greke
por pellazge.
• Shumica e antroponimeve, teonimeve, eponimeve, toponimeve, orononimeve shpjegohen falë gjuhës shqipe dhe sidomos dialektit gegë.
• Kam krijuar një leksik që përmbledh me tepër se njëqind fjalë të shpjeguara «shkencërisht » në gjuhën shqipe dhe jo me hamendje vetjake.
• Etruskët, Trakët, Ilirët dhe shumë e shumë fise të tjerë kishin të njëjtin prejardhje etno-gjuhësore.
• Shumica e antroponimeve, teonimeve, eponimeve, toponimeve, orononimeve shpjegohen falë gjuhës shqipe dhe sidomos dialektit gegë.
• Kam krijuar një leksik që përmbledh me tepër se njëqind fjalë të shpjeguara «shkencërisht » në gjuhën shqipe dhe jo me hamendje vetjake.
• Etruskët, Trakët, Ilirët dhe shumë e shumë fise të tjerë kishin të njëjtin prejardhje etno-gjuhësore.
Këto janë pesë pikat thelbësore që pohojnë zanafillën pellazge të
SHQIPTARËVE. Më thënë të drejtën këto pika mjaftojnë për të provuar atë
zanafillë. Nuk kisha nevojë të përaqasja një tezë dhe për të shkruar tre libra
(me më shumë se 1500 faqe) për të thënë të njëjtën gjë!
Por nga këto argumente të autorëve të lashtë zhvillova studimet e mia për
të siguruar dëshminë për çfarë na ka dhënë literatura e lashtë. Këto të fundit
ende vazhdojnë të besojnë në tezën shumë e diskutueshme dhe pa asnjë bazë
shkencore të origjinës vetëm "ilire" të shqiptarëve duke përjashtuar
origjinën "pellazge".
Ja silogjizmi im historik i pandalshëm dhe i pakundërshtueshëm që përmbledh
gjithë tezën time mbi popullin pellazgo-trako-iliro-shqiptarë:
“Pellazgët ishin paraardhësit e trako-ilirëve që flisnin gjuhën e tyre dhe shqiptarët
sot flasin gjuhën e thrako-ilirëve domethënë shqiptarët janë pellazgë”.
Keni këtu dy formula vetjake të tjera që shpesh i citoj në librat dhe tezën
time:
Sipas paleontologëve dhe antropologëve Evropa ka pasur disa hominide
parahistorike: Njeriu i neandertalit, Cro-Manjoni, Homo Sapiensi dhe Homo
Sapiensi-Sapiens. Sipas studimet e mia dhe mendimit tim ka pasur një të fundit
: « Homo Pelasgusi ».
Çdo gjë tjetër, çdo zbullim tjetër, çfarëdo fakte të tjera dhe çdo zbulim
arkeologjik, historik apo gjuhësor i ri vetëm sjell ujë në mullirin
«pellazgo-trako-iliro-shqiptarë»