sabato 11 novembre 2017

Gjuha shqipe është gjuha «amtare» e Evropës


"Pseudo-historianët nuk kanë kuptuar asgjë nga historia e vërtetë e popullit shqiptar ose e kanë fshehur tinëzisht"

Nga Arif Mati (alias Aref Mathieu)

Për ato që ende kundërshtojnë prejardhjen e shqiptarëve nga PELLAZGËT ja një shënim i shkurtër që është i qartë si drita e diellit.
Në Iliadë gjendet një frazë (e shpëtuar nga censura e logografeve helen) në Kengën XVI, 233/236 ku :
• ZEUSI është quajtur PELLAZG (jo grek !) dhe ku pellazgët janë quajtur HYJNORË dmth bijtë e Zeusit.
Dhe për me tepër:
• Iliada ishte një poemë epîke e traditës gojore parahelene d.m.th jo greke por pellazge.
• Shumica e antroponimeve, teonimeve, eponimeve, toponimeve, orononimeve shpjegohen falë gjuhës shqipe dhe sidomos dialektit gegë.
• Kam krijuar një leksik që përmbledh me tepër se njëqind fjalë të shpjeguara «shkencërisht » në gjuhën shqipe dhe jo me hamendje vetjake.
• Etruskët, Trakët, Ilirët dhe shumë e shumë fise të tjerë kishin të njëjtin prejardhje etno-gjuhësore.
Këto janë pesë pikat thelbësore që pohojnë zanafillën pellazge të SHQIPTARËVE. Më thënë të drejtën këto pika mjaftojnë për të provuar atë zanafillë. Nuk kisha nevojë të përaqasja një tezë dhe për të shkruar tre libra (me më shumë se 1500 faqe) për të thënë të njëjtën gjë!
Por nga këto argumente të autorëve të lashtë zhvillova studimet e mia për të siguruar dëshminë për çfarë na ka dhënë literatura e lashtë. Këto të fundit ende vazhdojnë të besojnë në tezën shumë e diskutueshme dhe pa asnjë bazë shkencore të origjinës vetëm "ilire" të shqiptarëve duke përjashtuar origjinën "pellazge".
Ja silogjizmi im historik i pandalshëm dhe i pakundërshtueshëm që përmbledh gjithë tezën time mbi popullin pellazgo-trako-iliro-shqiptarë:
“Pellazgët ishin paraardhësit e trako-ilirëve që flisnin gjuhën e tyre dhe shqiptarët sot flasin gjuhën e thrako-ilirëve domethënë shqiptarët janë pellazgë”.
Keni këtu dy formula vetjake të tjera që shpesh i citoj në librat dhe tezën time:
Sipas paleontologëve dhe antropologëve Evropa ka pasur disa hominide parahistorike: Njeriu i neandertalit, Cro-Manjoni, Homo Sapiensi dhe Homo Sapiensi-Sapiens. Sipas studimet e mia dhe mendimit tim ka pasur një të fundit : « Homo Pelasgusi ».
Çdo gjë tjetër, çdo zbullim tjetër, çfarëdo fakte të tjera dhe çdo zbulim arkeologjik, historik apo gjuhësor i ri vetëm sjell ujë në mullirin «pellazgo-trako-iliro-shqiptarë»


mercoledì 8 novembre 2017

Rrjetet sociale


Çfarë dhe si shkruan

Përgatiti Frida Bushati - Administratore e grupit "Gjuha Shqipe pa gabime"


“Mirë se vjen në rrjetet sociale!
Do të gjykohesh për çfarë shkruan dhe si shkruan.


1. Nëse do të korrigjosh një person nga ana drejtshkrimore, bëje pa e fyer.
2. Gjërat e bukura kujtohen, të këqijat kalohen, dhe gabimet ortografike korrigjohen.
3. Mund të kesh shkruar mesazhin më të bukur, por nëse ka gabime drejtshkrimore, humbet besueshmërinë dhe respektin.
4. -“Si po ia çon në orën e drejtshkrimit?”
-“Mir, mir, flm, nk kam pse t ankoem”
5. Fjalët vrasin, indiferenca lëndon, xhelozia shkatërron …dhe mungesa e drejtshkrimit torturon.
6. Thonë që një person që ka ortografi të mirë, di të flasë mirë dhe të puthë mirë.
7. Ortografia bën që të dashurohesh; nuk e imagjinoj veten me dikë që shkruan: “Tdu me shum se as1ri ne bot”.
8. Mungesa e drejtshkrimit mund të bëjë të humbasësh interesin rreth dikujt.
9. Nëse të shkruajnë diçka me gabime drejtshkrimore, nuk quhet.
10. Të shkruarit dhe të folurit pa gabime duhet të cilësohet si art i pacënueshëm në të gjithë botën.
11. Drejtshkrimi është sinonim i inteligjencës, kulturës dhe respektit.
12. Këshillë: kur shkruani një mesazh, lexojeni dhe kontrollojeni para se ta dërgoni; kështu mund të shmangni maksimalisht gabimet ortografike.
13. Nëse je i/e bukur dhe nuk ke drejtshkrim, je i/e shëmtuar.
14. Ortografia dallohet edhe kur hap gojën për të folur.
15. Titulli profesional është thjesht një zbukurim, nëse nuk ke sjellje, fjalor dhe drejtshkrim të mirë.
16. Ortografia është qëndrim/sjellje, por sot ka pak njerëz të qëndrueshëm/të sjellshëm.
17. Njerëzit që flasin dhe shkruajnë saktë nuk janë të përsosur, janë të veçantë.
18. - “Je në shtëpi”
- “Vër shenjat e pikësimit nëse nuk do që të mendoj se po më përgjon.”
19. Gjithmonë i kam gjykuar personat që nuk shkruajnë saktë, dhe do të vazhdoj ta bëj derisa të mësojnë të shkruajnë.
20. Ortografia është solidariteti që ke ndaj syve të të tjerëve.
21. Të shkruash pa gabime do të thotë: “T’ua kursesh kohën njerëzve për ta lexuar 10 herë fjalinë, me qëllim që të kuptojnë a ishte pyetje apo jo ajo që shkrove.”
22. Nëse korrigjon dikë nga ana drejtshkrimore, nuk do të thotë se je njeri i keq.
23. Kur fyen, por ke gabime drejtshkrimore, është lavdërim.
24. Mungesa e ortografisë gjithmonë të bën të zhgënjehesh.
25. Sa e bukur do të ishte bota sikur t’i kushtonim më pak rëndësi shenjave të horoskopit, dhe më shumë shenjave të pikësimit!
26. Për t’u diplomuar në një gjimnaz apo universitet duhet të jetë i detyrueshëm kalimi i një provimi mbi drejtshkrimin.
27. Studimet kanë treguar se personat me ortografi jo të mirë vuajnë më shumë për të gjetur punë sesa ata me ortografi të mirë.
28. Të fajësosh “korrigjuesin automatik” të tastierave për gabimet drejtshkrimore është njësoj si të thuash: “Nuk kam mësuar se m’i hëngri dhia librat!”.
29. Zotërinj, ortografia është art, dhe zbukuron më shumë se makijazhi.
30. Mjafton ta shkruash pa gabime gjuhën shqipe dhe bëhesh mbrojtës i saj.
31. Besohet se truri i njeriut ka 100.000 neurone. Pse të mos i përdorim disa për të shkruar saktë?
32. “E dashur rini shqiptare! A mund të më thuash qfar po ben me xhuhen tone?” Me respekt, Drejtshkrimi.
33. Kujdesu më shumë për drejtshkrimin se për “selfiet”.
34. Rri pranë një personi me ortografi të mirë. Ku ka më bukur se një mesazh i shkruar saktë?
35. Një tekst me gabime drejtshkrimore e humbet besueshmërinë.
36. Të shkruash nga celulari nuk është justifikim për gabimet drejtshkrimore.
37. “Feja” më ndalon të dashurohem me një person pa ortografi.
38. Nuk të uroj te keqen, me këtë ortografi që ke, ke mjaftueshëm.
39. Drejtshkrimi është një ndër armët më pak të njohura të joshjes.
40. Ortografia për shkrimet është si photoshop-i për fotot. Nëse përdoret si duhet, bën që çdo gjë të duket e bukur.

ALFABETI SHQIP



Një ABC për të gjithë shqiptarët

Përgatitur nga administratorët e grupit "Gjuha Shqipe pa gabime"

Thirrja e Fan Nolit: "Një ABC për të gjithë shqiptarët!"
Një kongres për të zgjidhur çështjen e alfabetit të përbashkët të shqipes e mori klubi "Bashkimi" i Manastirit në gushtin e vitit 1908. Ai vendosi që të mblidhej një kongres që t`ia jepnin "mbarim kësaj së madhe nevojë për bashkimin e shqiptarëve në një ABC.
Thirrja e Kongresit të Manastirit u mirëprit nga forcat atdhetare shqiptare si një ngjarje me rëndësi në fushën e kulturës kombëtare të popullit shqiptar, por edhe si ngjarje me rëndësi të madhe politike. 

Shumë letra dhe telegrame morën organizatorët e Kongresit, ku falënderonin për një nismë të tillë, por shprehnin edhe mendimet e tyre për problemet që do të diskutoheshin, që ky forum të merrej edhe me çështje të tjera që ishin shumë të ngutshme për t`u zgjidhur. Kështu pretendimet ndaj Kongresit të Manastirit, me kalimin e kohës, po rriteshin, duke kaluar nga kërkesa kulturore në kërkesa politike.

Kongresi i Manastirit i filloi punimet më 14 nëntor 1908 dhe vazhdoi deri më 22 nëntor të po atij viti. Përbërja e delegatëve ishte heterogjene, pasi krahas personaliteteve të njohura në fushën e kulturës, ishin ftuar edhe patriotë dhe aktivistë të lëvizjes sonë kombëtare. Morën pjesë 50 delegatë: 32 me të drejtë vote dhe 18 pa të drejtë vote. Kongresi zgjodhi drejtuesit e tij prej gjashtë vetësh: Mithat Frashëri, kryetar i Kongresit të Manastirit, Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi nënkryetarë, Hilë Mosi, Thomas Avrami dhe Nyzhet Vrioni sekretarë. Duke qenë se Mithat Frashëri erdhi më vonë, për atë kohë që mungoi, e drejtoi veprimtarinë Gjergj Qiriazi. Ardhjen e M. Frashërit e përshëndeti sekretari i Kongresit Hilë Mosi, i cili vlerësoi edhe Frashërin, që ka nxjerrë burra të tillë të vlefshëm. M. Frashëri iu përgjegj, "duke rrëfyer shërbimet që i ka bërë Shkodra gjuhës shqipe dhe vlerën që kanë shkodranët se me një kohë kur gjuha jonë është e ndaluar dhe kërkund gjetkë s`këndohesh shqip, në Shkoder shqipja punohesh dhe përdoresh prej një shumice të madhe ".

Dy ditët e para të Kongresit shërbyen për t`u njohur kërkesat e delegatëve dhe me propozimet e tyre, çka lejoi që të gjendej një emërues i përbashkët për shumë çështje për të cilat ishte mbledhur Kongresi. Gjithashtu u shfaqën mendime se në cilin alfabet duhej mbështetur, çfarë parimi të zbatohej: një tingull-një shkronjë, siç e zbatonin në alfabetet e tyre ai i Stambollit dhe i Agimit, apo të pranoheshin edhe dyshkronjëshat, siç i kishte shoqëria "Bashkimi". Pra vëmendja e kongresistëve u përqendrua në tri alfabetet e përmendura më sipër.

Për ta zgjidhur problemin e alfabetit të shqipes, në ditën e tretë të Kongresit, u zgjodh një komision i përbërë prej 11 vetëve: Gjergj Fishta kryetar, Mithat Frashëri nënkryetar, Luigj Gurakuqi sekretar dhe N. Mjeda, G. Cilka, Dh. Buda, B. Topolli, S. Peci, Gj. Qiriazi, Sh. Kolonja dhe N. Vrioni anëtarë. Raporti i shkronjave të ngjashme në mes të tri alfabeteve ishte i tillë: 36/12 alfabeti i Stambollit dhe i Agimit; 36/20 i Stambollit dhe i Bashkimit; 36/20 i Agimit dhe i Bashkimit. Shkronja të përbashkëta ishin 19.
Në rrethana të tilla, ashtu siç propozonte L. Gurakuqi, për t`i mos qarë zemra askujt, u vendos që të hartohej një alfabet i ri. Puna u përqendrua në zgjedhjen e shkronjave, pasi dy çështje ishin pranuar me kohë: mbështetja në alfabetin latin dhe se alfabeti ynë duhet t`i kishte 36 shkronja. Pas diskutimesh dhe debatesh për njërin ose tjetrin variant u pëlqye që të merreshin dy alfabete "abc-ja e Stambollit dhe me të bashkë edhe një abc të thjeshtë latine që të mësohen e të përdoren bashkërisht në mes të shqiptarëve." Miratimi i dy alfabeteve nuk i shqetësoi delegatët. Ata e konsideruan këtë zgjidhje një fitore të madhe që arriti t`i bashkonte shqiptarët dhe kështu t`u japë një shtysë të fuqishme gjuhës dhe shkollës shqipe. Dhe gëzimin e tyre e shprehnin në diskutimet që bënë. "Lirija" e Selanikut shkruante: "Dom Ndre Mjeda me urtësi të madhe foli dhe tregoi se shqiptarët qenkan të zotët që edhe të bashkohen dhe të punojnë së bashku sikundër q`i rrëfen kjo mbledhje e Manastirit".

Komisioni arriti të zbatonte ndryshimet: alfabetit të Stambollit iu bënë pesë ndryshime, duke ndryshuar pak fizionominë e tij, mbasi rriti numrin e shkronjave latine, por duke ruajtur parimin një tingull një shkronjë, ndërsa alfabeti tjetër pranonte edhe dyshkronjëshat. Alfabeti me bazë latine kishte këtë strukturë: 25 shkronja të thjeshta latine, dy shkronja me shenja diakritike (ç dhe ë) 5 dyshkronjësha të ndërtuar me faringalen h (dh, sh, th, xh, zh) 2 me qiellzoren j (gj e nj) 2 shkronja të dyzuara (ll e rr).

Komisioni, i kryesuar nga atë Gjergj Fishta, arriti ta zgjidhte problemin, i cili prej kaq e kaq vitesh u end nëpër rrugë e shtigje, shumë herë edhe me sakrifica të mëdha. Vetë koha, ndër të dy alfabetet zgjodhi atë që kemi sot, i lehtë dhe i thjeshtë si në të shkruar, ashtu edhe në shtyp. Me të drejtë shkrimtari ynë i mirënjohur Ismail Kadare, në promovimin e dy veprave të tij "E bija e Agamemnonit" dhe "Pasardhësit" në Shkup tha: "Alfabeti i sotëm i shqipes është i mrekullueshëm, i është përshtatur shumë mirë gjuhës shqipe. Ai i qëndroi kohës, alfabeti i përkryer, i unifikuar, i bashkuar. Alfabeti i shqipes mbështetur në atë latin ishte rrjedhojë e kulturës latine".

Arritjet e Kongresit të Manastirit zgjuan interesin dhe vëmendjen e diplomatëve të huaj, të akredituar në shtetin e Gadishullit Ballkanik. Raportet e tyre japin mjaft të dhëna për situatën e krijuar në Manastir, ku mbizotëroi mirëkuptimi në mes të shqiptarëve se cilët ishin elementet që i bashkuan ata.

Për burimin dhe autorët e alfabetit të sotëm ka pasur polemika pas Kongresit të Manastirit. Në shtypin e paraluftës mbizotëronin kryesisht dy teza: e para, alfabeti i sotëm është ai i shoqërisë "Bashkimi", i përkrahur nga ithtarët e tij dhe e dyta, është alfabeti i shoqërisë "Agimi". Por për këtë çështje duhet të kemi parasysh parimin që u ndoq dhe ngjashmërinë e shkronjave. Alfabeti ynë ndjek atë parim që zbatoi alfabeti i shoqërisë "Bashkimi" që një fonemë mund të paraqitej edhe me bashkimin e dy shkronjave. Në këtë rrafsh alfabeti ynë përkon me atë të "Bashkimit", por në ngjashmërinë e shkronjave nuk është i njëjtë, pasi ka 11 ndryshime. Edhe përkrahësit e shoqërisë "Bashkimi" një gjë të tillë e kanë pranuar. Kështu alfabeti ynë u mbështet në një traditë, pati si orientim disa zgjidhje të alfabeteve të kohës dhe së fundi u udhëhoq nga parimi i zbatuar në alfabetin e shoqërisë "Bashkimi", përfaqësuar nga Gjergj Fishta në përqëndrimin e dyshkronjëshave, që patjetër duhet të ketë luajtur rol vendimtar.

Kongresi i Manastirit ishte rrjedhojë e gjithë përpjekjeve të atdhetarëve tanë për lëvrimin e gjuhës dhe të shkrimit shqip, i vetë rritjes të ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar. Ai qe një faqe e ndritur e kulturës sonë që u tregoi opinionit vendës dhe evropianë se çështjet e kulturës ishim në gjendje t`i zgjidhnim vetë, pa pasur nevojën e ndërhyrjes së të tjerëve. Pati të drejtë Çajupi, kur thoshte: " Alfabeti duhet të zgjidhet prej nesh". Por jo gjithçka shkoi mirë pas Kongresit të Manastirit. U organizuan mitingje dhe antimitingje në mbrojtje ose kundër alfabetit të sotëm. Por çdo gjë që vinte në kundërshtim me atë që miratoi Kongresi i Manastirit ishte e kotë. Turqit e rinj u përpoqën shumë ta pengonin përfaqësimin e alfabetit latin, por ishte vonë. Populli shqiptar e mbrojti alfabetin e sotëm, si shkencor, i thjeshtë dhe praktik. 109 vjet e vërtetuan efikasitetin e tij, duke mbetur kështu sistem i vetëm shkrimor i shqipes.