"MËSUESI" dhe "NËNA DHE MËSUESJA"
Prof. Xhemi Hajredini |
MËSUESI
Në mbretërinë e
fantazisë me ndjesi,
u ke dhënë mend e
mundësi,
u ke hapur zemrën, ke
qenë besues,
ti ke bërë tënden zoti mësues.
ti ke bërë tënden zoti mësues.
Jo të gjithë janë në
bokë,
turma, gjithandej, pa
kokë!
Formulë magjike ti
nuk ke,
mos u mërzit e mos u
nxe’!
Pasi i qetove e u
hoqe frikën,
prit tani kur të ta
ngulin thikën!
Sot për ata s’ka
shumë rëndësi,
në ke bërë detyrën me
pastërti.
A u keni thënë vetë se diploma s’ka vlerë,
se janë lojëra të
tjera që hapin çdo derë?!
Janë qenie të gjalla,
të dashur profesorë,
pa u tunduar janë
bërë dhe doktorë.
Arsimi është çelësi,
more të mjerë,
kaladibrançe nuk
luhet ngaherë!
Daullja bie për ata
që kanë vesh’,
iku shoqëria, mësues,
iku për lesh.
Iku koha e besatarëve dhe dietarëve,
është lojë e shthurur
e trutharëve.
Jetë e shëndet të
nderuar arsimtarë,
fjalëpakë, besëplotë
e kursimtarë!
©
Xhemi Hajredini
Strugë,
qershor 2019
NËNA DHE
MËSUESJA
Nga shtëpia në
mësonjëtore,
shkojnë fëmijët dorë
për dore,
nga një kujdestare te
një tjetër,
mësojnë të shkruajnë
mbi letër.
Besimplotë te nëna,
shumë dashuri,
të ëmbël te mësuesja,
plot fisnikëri.
Nëna e durueshme, e
qeshur, e mirë,
mësuesja e qartë, e
qetë, e dëlirë.
Detyrat e klasës me
mësuesen si zana,
n’ato të shtëpisë,
përfshihet dhe nëna.
Shkruajnë, ngjyrosin,
flasin dhe këndojnë,
valle fëmijësh
dëgjojnë e vallëzojnë.
Ecin fëmijët si barka mbi liqen,
duan natyrën,
gjithçka u pëlqen.
Emra, folje, fjalë,
për bukuri,
tani dinë të thurin
pareshtur fjali.
Lum si ne, me mësuese dhe nëna,
që na japin dritë
ashtu si hëna.
Gëzuar festat,
shëndet dhe jetë,
admirim e mirënjohje,
përjetë!
©
Xhemi Hajredini
Strugë,
10 shkurt 2020