mercoledì 2 ottobre 2019

Profeci orakullare


Si orakulli
(Profeci orakullare)

Jam orakulli i zonës,
fjalë profetike në doni,
e t’i dilni për zot pronës,
ejani mblidhuni këtu e dëgjoni!

Me lugetër e despotë, s’bëhet vendi,
lypsen ustallarë, ushtarë e dijetarë,
me palaço e demonë,  s’ruhet rendi,
duhen shpirtmirë, mendimtarë e guximtarë!

Të bashkohemi me njëri-tjetrin,
të mësojmë e ta respektojmë më të vjetrin,
në etapë dhe garë vendimtare jemi,
pa punë e djersë, ku të vemë s’kemi!

Lëvizni gurët pa u hutuar e trazuar,
çdo gjë dhe gjithsecili në vend të merituar,
tani ju jeni të rritur e të zgjuar,
idetë duhen dëgjuar e bluar!

Të palarat, llafet, lini mënjanë,
jini të lumtur, mos rroni për dynjanë,
mblidhni forcat, veproni të lirë,
paçi uratën, o njerëz të mirë!

© Xhemi Hajredini

Strugë, tetor 2019