Masakra e Ladorishtit, nuk harrohet lehtë!
Strugë, tetor 2019
Nga Xhemi Hajredini
E përkujtojmë këtë ngjarje historike për të nderuar të rënët, viktimat dhe martirët e fshatit, për t’i bërë ata të pavdekshëm në kujtesën tonë e për t’i treguar botës mbarë se kemi ndjesi të veçantë për këtë ngjarje makabre që i ka ndodhur vendbanimit tonë.
28 Tetori i vitit 1944 mund të llogaritet si një holokaust i llojit të vet në
trojet shqiptare. Mbi 80 të vrarë e shumë të plagosur, me shtëpi, bagëti
dhe pasuri të djegur, nazistët gjermanë bën goditjen më gjakpirëse ndaj një
fshati liridashës me shpirt patriotik.
Historia e Ladorishtit nuk dallon shumë nga historia e trojeve të tjera shqiptare. Atë që ka përjetuar populli shqiptar gjithandej, Ladorishti e ka vuajtur në lëkurën e tij në të gjitha periudhat kohore.
Është investuar shumë për lirinë e trojeve tona prandaj jemi të prekshëm nga fyerjet e të pavlefshmëve. (Bashkangjitur disa vargje me këtë rast.)

Lulet e fshatit
tim
gjak e gjëmë, u derdh shumë lot.
Ranë lulet e fshatit, me vaje u qanë,
zemrat e nënave përgjysmë u ndanë.
Gëzimet s’kishin më kuptim,
u harruan dasmat në fshatin tim.
Lehtësim i dhimbjes dhe terapi,
ishin lindjet e fëmijëve në shtëpi.
Të rënët e lirisë i kujtojmë gjithmonë,
janë imazh i trimërisë të fshatit tonë.
Tani lypset respekt e nderim,
për çdo familje të vendit tim.
Sakrifica dhe flijimi duhen kujtuar,
jo të ndarë por të bashkuar.
Nga holokausti një valë shqetësimesh,
ta ndërrojmë drejtimin në vorbull gëzimesh.
Për të rënët e lirisë prehje të qetë,
për veprimtarët e gjallë jetë e shëndet,
të gjithë të lirë, me guxim e krenari,
ta bëjmë Ladorishtin një dashuri.
Nga Xhemi Hajredini
Strugë, 28 tetor 2019
(me rastin e 75 vjetorit të Masakrës së Ladorishtit, 28 tetor 1944)