Zotëria famëzi
Aty në oborr,
i prekur në sedër,
si qenushi n’zhavorr,
shgarraviste një letër.
Zotërisë famëzi,
s’ia fishkëllente njeri,
harroi “pushtetploti”,
se kish ngordhur qëmoti.
Nuk je si ne kuqezi,
ekuilibro ndjenjat o fatzi,
janë ca gjëra që s’i blen dot,
mos shfry
mllefin kot e kot!
Hem
qeros, hem qibar,
bishtpërjetë
si dhi zgjebosur,
ti
ke vendin në qilar,
se je goxha i zgjyrosur.
Nga Xhemi Hajredini
Strugë, 18 prill 2019