venerdì 26 aprile 2019

Lumëmadhi


LUMËMADHI
Nga Xhemi Hajredini













Durimshumë o lumëmadh,
sa ngjarje të trishta,
t’kanë duruar sytë,
t’kanë gërryer besimin,
t’kanë sprovuar durimin?!

Tmerr e lemeri o njeri,
në varfëri e mjerí,
në vatër pa njeri,
barkanjozët të fajësuan,
tekanjozët të përçmuan!

Ngushëllime o lumëmadh!
Ata deri në fyt nga mëkati,
ti me durim si Sokrati.
Më lini rehat se s’ua kam ngenë,
nuk prish paqen për legenë.

Strugë, 26 prill 2019





















***
Kam dëgjuar të thonë se për të qenë durimmadh duhet të kesh fuqinë njerzore e përbërë nga durimi dhe koha. Sokrati e duroi shumë gruan e tij. Epo ta durosh gruan nuk është punë e lehtë! 

giovedì 18 aprile 2019

Zotëria famëzi


Zotëria famëzi



Aty në oborr,
i prekur në sedër,
si qenushi n’zhavorr,
shgarraviste një letër.

Zotërisë famëzi,
s’ia fishkëllente njeri,
harroi “pushtetploti”,
se kish ngordhur qëmoti.

Nuk je si ne kuqezi,
ekuilibro ndjenjat o fatzi,
janë ca gjëra që s’i blen dot,
mos shfry mllefin kot e kot!

Hem qeros, hem qibar,
bishtpërjetë si dhi zgjebosur,
ti ke vendin në qilar,
se je goxha i zgjyrosur.

Nga Xhemi Hajredini
Strugë, 18 prill 2019


lunedì 8 aprile 2019

Shkundadimri (plakat)


Nga Xhemi Hjaredini 

Shkundadimri

(satirë)

Tri plaka tjerrin leshin,
mars kaçelin po përqeshin,
por ai ç’na u zemërua,
ngriu plakat mu në krua.

Nuk lejoj tha qesendi,
jeni a s’jeni n’terezi?!
Tok me prillin bëjmë hatanë,
ngrohtë-ftohtë gjithë dynjanë.


mercoledì 3 aprile 2019

Poezi...


Dora të më thahet

Nga Xhemi Hajredini 

Veten po t’mohoj
e t’më ikë truri,
le t’më thahet dora,
të zhdukem nga hora!

Nëse s’dua nënën,
motrën dhe vëllanë,
le t’më mbulojë turpi,
qentë le t’më hanë!

O njeri o dritë,
o nderi t’u rrittë,
jetohet një herë,
nuk vdiset përditë!

Strugë, 3 prill 2019