Tastiera në gjuhën shqipe me smartphone Windows
Kur kemi blerë një smartphone (Microsoft, Nokia Lumia etj) me Windows 8.1 ose të ngjashëm na lind nevoja që të shkruajmë edhe në gjuhën shqipe sepse mungojnë shkronjat ç Ç ë Ë. Për këtë motiv mund të shtojmë një tastierë virtuale shqiptare krahas asaj që përdorim në gjuhën që kemi telefonin.
Shembull: Telefoni është në gjuhën italiane.
Hapi parë:
Shkojmë tek Impostazioni (Setting)
Hapi i dytë:
Shkojmë tek Tastiera (Keyboard)
Fshijmë gjuhë të tjera psh atë angleze duke mbajtur shypur me gisht dhe pastaj Rimuovi ( Remove). Kjo sepse e bën më të lehtë kalimin nga një tastierë virtuale tek tjetra.
Hapi tretë:
Pastaj aggiungi tastiera (Add keyboard)
Hapi katërt:
Zgjedhim Albanese (Albanian) dhe pastaj OK. në këtë mënyrë kemi instaluar tastierën në shqip.
Si ta përdorim?
Ndërsa shkruajmë mjafton të shtypësh me gisht mbi ITA dhe kthehet në shqip SQI duke marrë formën e një tastiere në gjuhën shqipe.